Nisja e Vettingut, për Ramën është një proces suksesi, për të arritur në mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo temë është analizuar nga Rama në emisionin “Opinion”, ndërsa vuri në dukje punën e madhe që është bërë me pastrimin nga themelet e drejtësisë. Madje, kryeministri është ngacmuar me atë të ashtëquajturin transformim rrënjësor. Duke qëndruar në të njëjtën argument, Rama foli për këtë fenomen dhe diskutimin që ka bërë me kancelaren Angela Merkel.
“Në Shqipëri nuk ka drejtësi, por sot ndryshe para 6 vjetësh ka një proces që është e sigurtë se po ndërton themelet e drejtësisë. Është folur për politikanët, është çmintuar kasta më e fuqishme në Shqipëri, që për 30 vjet u kthye. Ajo ka qënë oligarki, kasta e prokurorëve në nivelin e lartë. Tani që është në kushtet e Bundestagut, thoni e vuri Bundestagu. I them njerëzve; nuk jam unë për të futur në burg. Kanë menduar gabim. Kush thotë që Vettingu ka qënë pushim nga puna, jo Vettingu pastron, dhe llumi do kthehet për të dhënë llogari para drejtësisë së pastruar.
Merkel më ka thënë është e patolerueshme që s’kemi Gjykatë Kushtetuese. Tha; ka njerëz që më thonë si mundet të hapim negociatat kur s’ka Gjykatë Kushtetuese. I kemi kërkuar Vettingun. Të pastrojë sistemin, nëse Shqipëria do kërkonte të bëhen anëtarë, s’mund të bëjmë anëtarë pa Gjykatë Kushtetuese. Kjo mjafton të themi “Po”, negociatat do hapen deri në momentin kur të bëjnë konferencën e parë, të bëjmë Gjykatën Kushtetuese. Mos pasja e Gjykatës Kushtetuese është sukses. Unë di që populli shqiptar ka një shprehje: peshku qelbet nga koka. Po nuk i pritet koka sistemit, nuk ka rezultat. Është pastruar llumi, kaq.
Të thotë kancelarja gjermane, Shqipëria do hapë negociatat. Çështjet, rezultati kundër korrupsionit. Kush i ka përjashtuar këto nga procesi i rrugëtimit të Shqipërisë?
TIRANA TODAY