“Fundjavë Ndryshe” falë një donatori ka bërë të mundur ndërtimin e një shtëpie të re, për një familje e cila jo vetëm që jetonte në skamje, por dy prej anëtarëve të familjes janë të sëmurë.
Drejtuesi i fondacionit Arbër Hajdari, udhëtoi për në Shkodër, aty ku dhe jetonte familja Haxhija. Së bashku me Arbenin, shqiptarin që jeton në Austri, bënë të mundur ndërtimin e një banese e cila është mjaft komode dhe e ngrohtë.
Arbeni u njoh me rastin në fjalë dhe dhuroi 20 mijë euro për të ndërtuar nga themelet banesën, ku do të jetonte familja Haxhija. Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, së bashku me Arbenin, i dorëzuan çelësat e shtëpisë familjes Haxhija.
“Sot në Shkodër në inagurimin e shtëpisë së re të familjes Haxhija. Faleminderit përzemërsisht Arbenit, i cili disa muaj më parë erdhi nga Austria dhe dhuroj shumën 20.000 Euro për ti ndërtuar nga themelet një shtëpi të re familjes Haxhija. Bamirësia nuk të varfëron”.