Ai është pjesë e ekipit të vullnetarëve të Quimper Ressourcerie, Francë. Edhe pse ai është i integruar shumë mirë, atij i është paraqitur kërkesa për dëbim.
Altin është bërë një figurë e rëndësishme në shoqatën Quimper, për të cilën punon vullnetarisht. Atje të gjithë e njohin atë, ai ka bërë shumë miq.
Pavarësisht kësaj, 24-vjeçarit shqiptar që në korrik i është kërkuar që të lërë Francën, raporton ouest-france.fr.
Altini ai e la Shqipërinë për të shpëtuar jetën e tij. Ai arriti në Quimper në 2015 dhe e ka mësuar mirë gjuhën. Ai e zbuloi shoqatën me ndihmën e vëllait të tij i cili tashmë është vendosur në qytetin Breton.
“Çfarë mund të bëj më shumë për të treguar se unë jam i integruar?’, kjo është pyetja e shqiptarit.
“Është kritikuar për mos integrim të mjaftueshëm”, tha Luci, një anëtar i Treuzkemit. Aty me të punon edhe Altini. Sidoqoftë, ky është argumenti që u është paraqitur atyre nga prefektura. Megjithatë, mbështetja që aktualisht gëzon dëshmon të kundërtën.
Aube Scorma, drejtori i Treuzkemm dhe disa anëtarë të shoqatës, e shoqëruan atë në gjykatën e Rennes më 19 shtator, ku ai paraqiti një apel.
“Ishim shumë të lumtur, mund të flisnim dhe të sjellim shumë dëshmi për integrimin e tij”, thotë Aube. Por gjyqtari e nxori si të pavlefshëm vendimin e prefekturës së Quimper. Fati i Altinit është i pasigurt. Dy peticione janë mbledhur tashmë më me shumë se 5,000 nënshkrime.
“Dua të qëndroj. Nuk mund të heq dorë sepse shumë njerëz më përkrahin. Por unë nuk e kuptoj: gjeta një punë, po krijoj një familje, çfarë mund të bëj më shumë për të treguar se jam i integruar?”, tha Altini.
“Keqkuptimi”, është fjala që dominon, në shoqatë. Anëtarët e saj vendosën të organizojnë një mbrëmje mbështetëse, më 19 dhe 29 nëntor në lokalin Jardin de Plomelin. Ndërkohë, një seancë gjyqësore në Nantes, pritet të mbahet në pranverë.
Për të nënshkruar peticionin, shkoni në blog: support-notre-ami-altin.over-blog.com./ Përshtati: Tirana Today/