Eshtë caktuar masa ‘arrest me burg’ për Ardian Çapjan, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal në Elbasani.
Çapja u arrestua më 29 mars, si organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012.
Masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.