Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore si mësues të gjuhës angleze, kanë kërkuar ndihmë për t’u rikthyer në Shqipëri.
Mësuesi M. Corja pohon: “Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shteti shqiptar mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”.
“Këtu në Changsha një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë që ka 18 të infektuar, por ka më shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”, ka deklaruar më tej ai, për “Top Channel”.