E mërkurë, 20 Janar, 2021
0 C
Tirana

Mbyllet qarkullimi në Bypass-in e Fierit/Balluku: Punimet janë drejt përfundimit

Bypass-i i Fierit do të jetë i mbyllur deri në 1 maj, pasi do t’i nënshtrohet punimeve përfundimtare.

Duke nisur që nga data 27 janar qarkullimi i mjeteve do të devijohet nga rruga e vjetër, e cila kalon përmes Levanit. Vendimi për mbylljen e tij u mor nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe kontraktori i punimeve, me qëllim përshpejtimin e ritmeve të punës, duke e vendosur atë në funksion të plotë përpara fillimit të sezonit veror.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve në bypass-in e Fierit duke bërë të ditur edhe planin e masave, që janë marrë për periudhën në të cilën qarkullimi në këtë segment do të jetë i bllokuar.

“Sipas të gjitha konsultave dhe duke parë të gjithë nevojën, sigurisht ne mund të vazhdonin ta linim hapur, por do të humbisnim kohë dhe do kishim kosto më të madhe. Ndaj kemi vendosur dhe ARRSH do të ndjekë gjithë procesin, që bypass-i i Fierit, për tu dorëzuar sa më parë dhe pa kosto shtesë, të mbyllet ditën e hënë në datë 27, për t’i dhënë mundësi kompanisë që të punojë sa më parë për të mbyllur të gjithë problematikat. Do akomodojmë dhe kërkesën e bashkisë së Fierit, për të mos pasur më përmbytje në segmentin nga ura e Hoxhares deri në urën e Semanit.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t’ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i bypass-it të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët dhe sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...