Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë për dy binjakë të porsalindur, Gerard dhe Liam.
Manastirliu thotë se dy binjakët të cilët lindën prematurë, ia kanë dalë të lënë terapinë intensive dhe të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre pranë prindërve.
Ministrja shkruan më tej se foshnjet ia kanë dalë mbanë falë stafit të palodhur. Binjakët kanë lënë repartin e terapisë intensive, të maternitetit “Koço Gliozheni”.
Statusi
Kanë gëzuar e prindërve por edhe të mjekëve e infermierëve që janë kujdesur në terapinë intensive për binjakët Gerard dhe Liam, që tashmë janë gati të kthehen në shtëpi
Punë e palodhur me të porsalindurit prematurë e prof. Alketa Hoxhës dhe stafit të #neonatologjisë në maternitetin “Koço Gliozheni”.