Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Jaço: Shqipëria performon shumë dobët në konkurencën rajonale

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Jaço: Shqipëria performon shumë dobët në konkurencën rajonale

VOA: Cila është ecuria e investimeve amerikane në Shqipëri?

Enio Jaço: Investimet amerikane në Shqipëri janë të ulëta, për fat të keq. Shqipëria me SHBA kanë një bilanc tregtar prej rreth 100 milion dollarësh, i cili është shumë i ulët. Maqedonia e Veriut për shembull, ka një bilanc tregtar prej 230 milionë dollarësh me SHBA, pra rreth 2.3 herë më të lartë se ai i Shqipërisë. Është e rëndësishme gjithashtu të theksojme se kemi një trend në ulje. SHBA ka qënë partneri i 8-të i Shqipërisë në vitin 2017 dhe tani është i 10-i, pra kemi një rënie. Gjithashtu i rëndësishëm është kompozimi i bilancit tregtar. Maqedonia e Veriut, me që po e marrim për krahasim, ka bilanc pozitiv, pra eksporte shumë më të larta sesa importet, ndërsa Shqipëria ka të kundërtën.

VOA: Cilët janë faktorët, që kanë ndikuar në rënien e investimeve amerikane?

Enio Jaço: Janë disa faktorë, që kanë një rol themelor në lidhje me investimet amerikane në Shqipëri, si dhe ato të huaja. Por, para se të flasim për faktorët është e rëndësishme të kuptojmë kontekstin rajonal me të cilën investitorët e mëdhenj, marrin vendime për të investuar në vende si Shqipëria.

Shqipëria është një vend i vogël, dhe një treg në zhvillim dhe si e tillë investitorët marrin vendime në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ku janë pjesë 6 vende. Investitorët e mëdhenj orientohen strategjikisht drejt Ballkanit Perëndimor. Si e tillë është e rëndësishme që Shqipëria ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të konkurojnë mes njëra -tjetrës për thithjen e këtyre investimeve. Por Shqipëria performon shumë dobët në konkurencën rajonale.

Ditët e fundit është diskutuar raporti “Doing Business” 2020 i Bankës Botërore, ku një nga diskutimet themelore është renditja globale, dhe rënia prej 19 vendesh që Shqipëria ka pësuar. Por një nga gjërat e rëndësishme, që është anashkaluar nga media, është renditja rajonale e Shqipërisë. Shqipëria në mënyrë konsistente si këtë vit edhe në vitet e kaluara, është e fundit ose e parafundit në lidhje me gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky është problem themelor për Shqipërinë, pasi vendet konkurrente si Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë qenë të afta të thithin më tepër investime amerikane. Janë këto vende që gjithashtu renditen të parat ose të dytat në këtë konkurim rajonal.

VOA: Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit flet për praninë e korrupsionit dhe lidhjet politike në proçeset e tenderimeve. Ju jeni hasur me praktika të tilla?

Enio Jaço: Absolutisht po. Korrupsioni në Shqipëri në lidhje me klimën e të bërit biznes dhe investimeve ka qënë dhe është i përhapur dhe ky është problem themelor për ne. Në fakt kemi raste investitorësh, që kanë ardhur, janë munduar, kanë pasur orientimin pozitiv për të investuar, por janë ndeshur me korrupsion ose pengesa të ndryshme ligjore apo proceduriale, të cilat herë kanë qënë të lidhura me korrupsionin e herë jo, por në fund kanë shkaktuar largimin e investitorëve. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, evidentohet fakti se në Shqipëri ka presion ndaj investitorëve të huaj, për të lidhur kontrata apo marrë nënkontraktorë të deleguar nga zyrtarë të ndryshëm, gjë që e shohim dhe ne. Ky është rast tipik korrupsioni, dhe një ndër problemet themelore që kemi. Në raportin e fundit të Transparency International, Shqipëria ka nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon dhe renditet e 99 në botë nga 180 vende.

VOA: A është i pranueshëm niveli i taksave në Shqipëri, krahasuar dhe me vendet e rajonit më të cilat Shqipëria konkuron. Ndryshimet e shpeshta të ligjit fiskal kanë sjellë problem për ju?

Enio Jaço: Taksat janë element i rëndësishem sa dhe korrupsioni. Janë dy çështje shumë themelore në lidhje me taksat, që funksionojnë negativisht për Shqipërinë. Në rradhë të parë Shqipëria ka taksat më të larta në rajon, dhe kjo është larguese për investitorët. E dyta, që është po aq e dëmshme, është ndryshimi frekuent i nivelit të taksave apo kodit të tatimeve. Kjo krijon konfuzion dhe e bën të pamundur parashikimin afatgjatë, tipike për investitorët tanë që kërkojnë parashikime 5 – 10 vjeçare mbi ecurinë e investimeve te tyre.

VOA: Nje tjetër problem që veçojnë investitorët lidhet dhe me respektimin e kontratave dhe zbatimin e tyre. A përbën shqetësim kjo çështje për ju?

Enio Jaço: Ky është një problem tjetër, i evidentuar edhe në Doing Business Report, por që ka qenë i lidhur edhe me ecurinë e investimeve amerikane. Kjo është çështje ligjore, dhe ne shpresojmë, që do të ketë një përmirësim në vitet e ardhshme në lidhje me Reformën në Drejtësi. Për hir të së vërtetës është një problem i madh sidomos për investitorët e mesëm dhe vegjël, qe zbatojnë kontratat në sistemin ligjor në Shqipëri.

Investitorët e mëdhenj kanë edhe opsione të tjera siç është arbirtrazhi por opsioni i arbitrazhit në të njëjtën kohë ka rezultuar negativ për Shqipërinë. Në çdo rast kjo ndikon negativisht për investimet amerikane qoftë dhe për perceptimin e klimës së biznesit. Shqetësimi lidhet me sistemin ligjor që ne kemi, i cili nuk është i plotë, nuk funksionon siç duhet por në të njëjtën kohë kemi një reformë në drejtësi dhe shpresojmë të gjithë, që të na japë rezultate shumë më të mira, se sa këto që kemi tani.

VOA: A kanë ndikuar krizat e vazhdueshme politike në tërheqjen e investimeve të huaja?

Enio Jaço: Kriza politike ka qenë shumë demoralizuese për klimën e biznesit në përgjithësi. Ka qenë problematike specifikisht në lidhje me investimet e huaja. Ne kemi bërë një deklaratë publike, së bashku me 2 dhoma të tjera biznesi, DIHA – Dhoma Gjermane dhe International Chamber of Commerce, ku i bëjmë thirrje palëve politike, opozitës dhe qeverisë, të ulen në tryezë edhe të gjejnë një zgjidhje. Kjo për shkak se përveç faktorit politik ka krijuar dhe vazhdon të krijojë ndikim negativ në klimën e biznesit, një pasiguri në lidhje me të ardhmen, pasiguri në lidhje me projektet e ardhshme, politikat fiskale, dhe me politikat tatimore.

Është e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje dhe shpresojmë që të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë.

VOA: Përtej gjithë problemeve çfarë potencialesh ofron Shqipëria për investitorët e huaj?

Është e rëndësishme të kuptojme qartë potencialin që ka Shqipëria. Në rradhë të parë kemi një avantazh. Jemi vendi më i favorshëm gjeopolitikisht në Ballkanin Perëndimor. Kjo na bën atraktiv për investitorët amerikan, dhe në fakt, ne kemi qenë vazhdimisht atraktiv për investitorët amerikanë. Kemi një marrëdhënie të ngushtë me SHBA-të që na rendit ndër 3-4 vendet me marrëdhëniet më të mira në botë me SHBA-të. Kemi marrëdhënie ndërqeveritare me një parnteritet të gjatë e të qëndrueshëm që është i pazakonshëm, në kuptimin e mirë të fjalës.

Kemi një kulturë dhe një popull që i mirëpret investimet amerikane dhe kemi një Netëork të Dhomës Amerikane të Tregtisë i cili është gjithashtu i pazakonshëm. AmCham përfaqëson 210 kompani me një xhiro vjetore të kombinuar të antarëve tane prej 5 miliard dollarësh, që është 35% e ekonomisë shqiptare, pra shumë i lartë. Ky netëork mund të vihet në dobi të investimeve potenciale amerikane. Kemi një përqasje gjeopolitike të favorshme, me akses të drejtpërdrejtë ndaj porteve që e bën tregtinë të favorshme. Dhe ne mendojmë, që Shqipëria mund të konkurrojë dhe të renditet e para ose e dyta në Ballkanin Perëndimor dhe mund të tërheqë shuma të mëdha investimesh. Por në lidhje me Doing Business, nuk mjafton të renditemi të 4-t apo 3-të nga i 5-ti, por të jemi të parët ose të dytët në rajon. Vetëm atëherë mund të tërheqim investime.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një historik të mirë bashkëpunimi me të gjitha qeveritë në Shqipëri. Ne duam të bashkëpunojmë me partnerë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira në përmirësimin e klimës së investimeve, e për rrjedhojë rritjen e ekonomisë shqiptare.

Për këtë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka filluar një iniciativë të rëndësishme, por që do të lançohet vitin që vjen dhe ka për synim përmirësimin e klimës së investimeve në Shqipëri. Ne planifikojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë, në rradhë të parë me partnerët tanë në qeveri, në lidhje me përmirësimin e kushteve e sidomos në lidhje me procedurat për leje ndërtimi, apo edhe lejet e investimit, sigurisht dhe klimën e të bërit biznes, klimën e taksave.

Jemi të përgatitur të bashkëpunojmë me partnerë ndërkombëtarë dhe shoqata biznesi, jo vetëm për ndërgjegjësim por për t’i propozuar administratës masa konkrete në mënyrë që Shqipëria të jetë kampion në Ballkan dhe jo e fundit ose e 5-ta. Iniciativa është ambicioze dhe jemi koshient për këtë, shumë mund të na quajnë dhe naiv por ne jemi serioz në lidhje me të dhe e parashikojmë që do të gjejmë partneritet, sidomos në qeveri. Kemi vënë re shenja positive, por në çdo rast do mundohemi t’a çojmë iniciativën tonë deri në fund./VOA

Tags: enio jacoinvestimetklima e biznesitkrizashqiperi

TË LIDHURA

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese
Aktualitet

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

18:36 | 25/08/2025
Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit
Aktualitet

Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

17:21 | 25/08/2025
Next Post
Komandot shqiptare shkëlqyjnë në misionin e tyre. NATO i nderon me medalje

Komandot shqiptare shkëlqyjnë në misionin e tyre. NATO i nderon me medalje

Samir Mane: 3 këshilla si të jesh një sipërmarrës i suksesshëm

Samir Mane: 3 këshilla si të jesh një sipërmarrës i suksesshëm

VIP-at që ishin të pranishëm mbrëmë në “Arenën Kombëtare”

VIP-at që ishin të pranishëm mbrëmë në “Arenën Kombëtare”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025




TË FUNDIT

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
Bota

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

by mirseda
19:24 | 25/08/2025
0

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të...

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

18:36 | 25/08/2025
Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe, në bord ndodheshin katër persona! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë

Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe, në bord ndodheshin katër persona! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë

18:25 | 25/08/2025
Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

17:48 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com