E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Ja si një klimë anormale mund të ndikojë mbi një pandemi

Rreth 100 vjet përpara Covid-19, një tjetër pandemi tronditi planetin tonë:ajo e Gripit Spanjoll, qëmidis viteve 1918-1920 vrau miliona njerëz, në një botë që tashmë ishte sprovuar

Rëndë nga Lufta e Parë Botërore. Tani akulli i Alpeve evropiane, na tregon se në atë kohë ndërhyri një faktor shtesë:një anomali klimatike, e cila kishte nisur që në vitin 1914, dhe e cila mund ta ketë rritur vdekshmërinë gjatë luftës dhe më pas gjatë pandemisë.

Akulli i Monte Rosa

Ajo që ndodhi u rindërtua në laborator nga ekipi i udhëhequr nga Aleksandër Mur nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike, si dhe Universiteti Long Ajland. “Ne analizuam një bërthamë akulli të nxjerrë në lartësinë 4.450 m nga Colle Gnifetti në Monte Rosa, nën këmbët e Capanna Margherita, strehimorja dedikuar mbretëreshës, që u çua deri atje për ta inauguruar.

Unë u zhvendosa nga Italia drejt Shtetet e Bashkuara kur isha vetëm17 vjeç dhe mbaj mend që e kam dëgjuar që fëmijë historinë e strehimores dhe akullnajës, të cilën më pas pata fatin ta studioj”- thotë Mur. “Akulli zbuloi se një anomali klimatike 6vjeçare i parapriu Gripit Spanjoll dhe vazhdoi gjatë gjithë pandemisë”-nënvizon ai.

Nga bombardimet tek shiu

Pandemia u shkaktua nga një shtamë e virusit të gripit të grupit A/H1N1, dhe vlerësohet t’i ketë marrë jetën 20 deri në 100 milion njerëzve. Sipas Mur, faktorët e mjedisit mund të kenë kontribuar për ta bërë atë kaq shumë vdekjeprurës.

Nga informacioni i klimës së kohës i ruajtur në akull, kombinuar me të dhëna të tjera mbi klimën, temperaturën dhe vdekshmërinë për periudhën nën shqyrtim, shkencëtarët aritën të zbulojnë se ndikimet anormale të ajrit nga Atlantiku i Veriut ndikuan në klimën e Evropës në vitet 1914-1919.

Ajri nga oqeani solli erëra të ftohta dhe shi. “Shirat e rrëmbyeshëm, të përshkruara nga kronikat e Luftës së Parë Botërore, u shkaktuan ndoshta nga vetë konflikti. Bombardimet ngritën shumë pluhur në atmosferë, duke bërë që bërthamat e kondensimit rreth të cilave bashkohen molekulat e ujit të shkaktonin shi. Nga njëra anë, kjo anomali shtoi viktimat e konfliktit, përkeqësoi gjendjen shëndetësore të ushtarëve, për shkak të hipotermisë dhe një dobësimi të ndjeshëm të sistemit imunitar”- thotë eksperti.

Zogjtë e “bllokuar”, dhe transhetë e përmbytura nga uji

Nga ana tjetër, studimi spekulon se anomalia e klimës ndikoi edhe tek vektorët e viruseve të kafshëve, si për shembull rosat e egra. “Ajo prishi migrimet normale të zogjve”-shpjegon Mur. Për shkak të motit të keq, shumë nga ato mbetën ndoshta në Evropën Perëndimore gjatë vjeshtave të vitit 1917 dhe 1918, në vend se të migronin në Rusi, siç konfirmohet nga studimet e fundit mbi ndikimin e këtyre anomalive në lëvizjen e këtyre specieve.

Kjo do të thotë se rosat e egra mbetën afër popullatës civile dhe ushtrisë, dhe kjo mund të ketë favorizuar kalimin e virusit H1N1 tek njerëzit, përmes ujit të ndotur nga jashtëqitjet e tyre.

“Ne nuk mund të jemi të sigurt se cilën rrugë ka ndjekur virusit (nuk e dimë se nga e ka origjinën, etj.). Por nga ana tjetër e dimë se ka pasur reshje të shumta shiu, liqene dhe lumenj të tejmbushur, dhe ushtarë që rrinin për ditë me radhë në llogore të mbushura me ujë ndoshta të ndotur”.

Epidemia, që u shfaq në marsin e vitit 1918, u përhap shumë shpejt ngado, por vala më shkatërruese ndodhi në vjeshtën e atij viti, kur edhe rosat e egra arritën nivelet më të larta të infeksionit.

“Gjatë këtij studimi, ne kemi vërejtur një rritje kulmore si në vdekshmëri ashtu edhe të reshjeve të shiut në vjeshtën e vitit 1918, pas ajrit të ftohtë të ardhur nga Veriperëndimi”- përfundon More. Pra, klima mund të ketë qenë një faktor shtesë në një situatë që ishte tashmë dramatike.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/ambiente/natura/clima-anomalo-influire-pandemia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...