90% të votave të numëruara, Netanyahu drejt mandatit të shtatë në Izrael

Benjamin Netanyahu është drejt rrugës së duhur për të fituar mandatin e 7 në krye të vendit. Deri më tani, në Izrael janë numëruar rreth 90% të votave dhe se ato nxjerrin fitues partinë e Natanyahut, shkruan BBC.

Deri tani Netanyahu me bllokun e tij të krahut të djathë pritet të fitojnë 59 deputetë në parlament, dy më pak se numri për të krijuar një qeveri.

Në mënyrë që të vijë në pushtet, Netanyahu duhet që të bëjë koalicion të paktën me një parti të dytë për të qëndruar në pushtet.

Rezultati përfundimtar do të përcaktojë, ndër të tjera, rrjedhën e marrëdhënieve të Izraelit me palestinezët.

Benjamin Netanyahu është politikani që është zgjedhur më së shuti si  kryeministër i Izraelit. Ai fillimisht ka qeverisur vendin në vitin 1996-1999, dmë pas ka ardhur sërish në pushtet në vitin 2009 dhe vijon të jetë në krye të qeverisë.