Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ja si Kina po përdor kamerat inteligjente për të parashikuar krimet

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, TT, Video Galeri, W-Instant
Ja si Kina po përdor kamerat inteligjente për të parashikuar krimet

Harrojeni njohjen e fytyrës. Teknologjia më e re në mode e mbikëqyrjes përmes kamerave të pajisura me Inteligjencë Artificiale; është ajo që mundëson njohjen e emocioneve të njerëzve. Ose është të paktën në Kinë, nëse pyesni sipërmarrësit që e prodhojnë këtë teknologji për industrinë kineze të sigurisë.

Gazetarja Sue-Lin Uong, raportoi për “Financial Times” mbi Ekspozitën për Sigurinë Publike në Shenzhen. Aty merrnin pjesë gjigantët kinezë të teknologjisë së lartë si Alibaba, Tencent, Baidu dhe Huauei. Të cilët po synojnë gjithashtu të operojnë në fushën e sigurisë publike. Kryesisht përmes teknologjive të tyre të inteligjencës artificiale (AI). Që mund të jetë një zgjidhje për garantimin e sigurisë. Sikurse është edhe njohja e fytyrës, teknologji që po zbatohet në mbarë Kinën.

Njohja e emocionit, synon të identifikojë jo vetëm fytyrën e një personi. Por të përcaktojë edhe gjendjen e tij emocionale. Sipas “Financial Times”, autoritetet kineze po përdorin tashmë këtë teknologji. Duke e shtuar atë në “arsenalin” e tyre të mjeteve të mbikëqyrjes. Me qëllim zbulimin e kriminelëve dhe madje edhe parashikimin e sjelljeve kriminale.

Njohja e emocionit mund ta bëjë këtë, duke analizuar shprehitë e fytyrës së një të dyshuari. Si shenjat e nervozizmit, agresivitetit, nivelet e rritura të stresit dhe tregues të tjerë që mund të tregojnë diçka. Se sa e përhapur është kjo teknologji në Kinë, kjo varet nga ai që pyet.

Një zëdhënës nga një kompani që operon në këtë fushë “Megvii”, thotë se teknologjia e njohjes së emocioneve, po përdoret gjerësisht në qeverinë kineze. Por një zëdhënës i kompanisë Baidu tha: Për momentin kjo teknologji po përdoret “vetëm në disa shkolla dhe zyra të sigurisë publike”.

Një zëdhënës i ekspozitës, tha se teknologjia e njohjes së emocioneve, po përdoret aktualisht në aeroporte dhe stacionet e trenit në mbarë vendin (kryesisht në pikat e kontrollit doganor). Për të kapur terroristët dhe trafikantët, sidomos në rajonin perëndimor të Xinjiangut. Që është tashmë një terren eksperimental për teknikën e mbikqyrjes. Dhe që përdoret kryesisht nga policia mbi pakicën myslimane ujgure në rajon.

Por kjo teknologji ka pikëpyetjet e veta. Njohja e emocioneve, është eksperimentuar prej disa vitesh. Kompani prestigjioze amerikane si Amazon, IBM dhe Microsoft; kanë punuar me algoritme që pretendojnë të zbulojnë gjendjen emocionale të një personi.

Jo vetëm në aspektin e parashikimit të krimit ose sigurisë publike, por edhe për gjëra të tilla si dyqanet me pakicë. Që zbulojnë se kur një klient është i irrituar ose i bezdisur. Ajo përdoret nga studio kinematografike për të testuar një film të ri. Apo nga personeli i burimeve njerëzore për të zgjedhur kandidatët e përshtatshëm për punë. Bazuar në sjelljen e tyre gjatë intervistës.

Ideja themelore është mjaft e thjeshtë. Shprehja juaj e fytyrës, transmeton gjendjen tuaj emocionale. Analogjia themelore, është se një shprehje e fytyrës është një “gjurmë gishti”. Që mund të lidhet me emocionin që prodhon atë shprehje. Për shembull, Amazon thotë që softueri i saj “Rekognition” mund të klasifikojë 8 kategori emocionesh. Lumturinë, trishtimin, zemërimin, habinë, neverinë, qetësinë, hutimin dhe frikën.

Tingëllon si diçka e thjeshtë, por nuk është kështu. Njohja e emocionale e fytyrës (FER) është shumë më sfiduese. Një studim i fundit i botuar në akademike “Sensor”, vëren se ndërsa sistemet FER mund të kenë në laborator një shkallë saktësie deri në 97%; kjo normë bie në rreth 50% në aplikacionet e botës reale.

Elementë si variancat në ndriçim dhe pozicioni i kokës, mund të hedhin poshtë performancën e sistemit. Sfida më e madhe, është se shprehja emocionale, është shumë më komplekse sesa e kuptojnë njerëzit (dhe ndoshta edhe kompanitë e teknologjisë).

Një studim i fundit, i porositur nga Shoqata për Shkencën Psikologjike. Dhe i kryer gjatë 2 viteve, zbuloi se emocionet shprehen në një larmi mënyrash. Që jo gjithmonë korrespondojnë me shprehjet e fytyrës. Shembuj më të thjeshtë janë situatat kur njerëzit nga gëzimi, ose qeshin kur në fakt janë të zemëruar.

Rezultatet e studimit, tregojnë se ka kaq shumë larmi dhe nuanca tek algoritmet e emocionit; sa që duhet të bërë shumë më tepër sesa të përcaktohet nëse jeni duke buzëqeshur natyrshëm, apo në mënyrë të sforcuar. Sigurisht, shumë algoritme të njohjes emocionale, kombinojnë shprehjet e fytyrës me parametra të tjerë (për shembull toni i zërit, dhe lëvizja e syve), për të përcaktuar emocionin përkatës.

Me kalimin e kohës, teknologjia do të përmirësohet. Çështja është nëse ajo është gati sot për përdorim në aplikacionet e sigurisë publike, në Kinë apo kudo tjetër. Dhe më e rëndësishmja, cilat do të jenë pasojat për njerëzit, kur algoritmi të gabojë./ TIRANA TODAY

Tags: aplikacionetinteligjentekameratkineparashikuarteknologjia

TË LIDHURA

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë
Kuriozitete

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

22:32 | 07/08/2025
Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi dhe grupe kriminale, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari
Teknologji

Dyshohet se lidhen me rrjete mashtrimi dhe grupe kriminale, WhatsApp mbyll 6.8 mln llogari

20:50 | 06/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
“Dëmshpërblimet e luftës nga ana e Serbisë”, Cakaj takon ambasadorin e Kosovës

"Dëmshpërblimet e luftës nga ana e Serbisë", Cakaj takon ambasadorin e Kosovës

Moti i keq nuk i ndalon klandestinët, kapen 16 emigrantë në Kapshticë

Moti i keq nuk i ndalon klandestinët, kapen 16 emigrantë në Kapshticë

“Alvini po kthehet në shtëpi”, Rama zbulon përpjekjen e radhës

Kthimi i Alvinit/ Mustafaj kritikon Lleshajn: Pse duhet të shkonte në Siri

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

by mirseda
22:36 | 08/08/2025
0

Këtë vit, disa vende evropiane kanë vendosur gjoba të rënda për turistët që sillen keq. Por pse...

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

22:29 | 08/08/2025
Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

22:28 | 08/08/2025
Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

22:03 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com