E shtunë, 28 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Ja si Amerika u bë një superfuqi e humbur dhe e rraskapitur

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

E bujshme nga Argjentina, Maradona ka firmosur të mos varroset

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund...

Përdori qentë për krizën ushqimore, ja disa nga çmenduritë e Kim Jong Un

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është një nga udhëheqësit më të çuditshëm në botë. Askush as nuk e di moshën e...

“Kundër bombardimeve”/ Çfarë thoshte Trump në 1999 për ndërhyrjen në Kosovë

20 vite më parë, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte renditur në krahun e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë...

Gjermania i dhuron RENEA-s 200 palë këpucë, Kikia: E turpshme

Policia Federale Gjermane i ka dorëzuar dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë...

Shokoi me foton e arkivolit të Maradonës, ja çfarë ndodhi me punëtorin (FOTO)

Në opinionin publik ka shpërthyer një zemërim i madh ndaj Molinës, personi që ka bërë foto mbi arkivolin ku ndodhej trupi i Diego Armando...

Si do të ndiheshit sikur të jetonit në epokën e një rënie të rrëmbyeshme kombëtare? Unë dyshoj se do të ndiheshit sikur të jetonit në SHBA-në e vitit 2017. Dhe nuk e kam fjalën për një rënie relative që kanë filluar ta matin shumë analistë, dhe që pothuajse të gjithë presin të përshpejtohet gjatë dekadave të ardhshme.

Kjo rënie relative, e krahason Amerikën me vendet e botës në zhvillim si Kina dhe India me popullsi shumë më të mëdha, ku rritja ekonomike ka gjasa të vazhdojë të tejkalojë tonën në një normë të tillë, që ekonomitë e tyre përfundimisht do të kalojnë ekonominë tonë në madhësi absolute. Por një rënie e tillë relative, është krejtësisht në kontradiktë me rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe të standardeve të jetesës brenda SHBA-së.

Edhe pse Kina rritet më shumë se ne, jeta në shtëpi mund të vazhdojë ende të jetë më e mirë ndër shumë dekada, me amerikanin e zakonshëm që do të ndjejë pak apo aspak ndryshime në cilësinë e tij të jetesës. Por ky s’duket të jetë rasti. Ajo çka po ndodh në Amerikë, nuk është vetëm një rënie relative. Ajo i ngjan një rënieje të vërtetë.

Sa për të marrë një shembull veçanërisht ekstrem të asaj sesi duket rënia e vërtetë, merrni në  analizë rastin e Venezuelës, e cila e ka parë sistemin e saj politik dhe ekonominë të degradojnë dhe tkurren gjatë 2 dekadave të fundit, vetëm për të hyrë në një lloj spirale vdekjeje gjatë muajve të fundit.

Është shumë herët, dhe thuajse me siguri tejet pesimiste, të parashikohet një rënie e tillë dramatike edhe për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ekzistojnë shenja të shumta nëpër një varg masash, se vendi mund të ketë arritur një lloj zeniti me brezin e kaluar, dhe se tashmë ka filluar një trajektore rënëse, e cila mund të bëhet më e shpejtë gjatë viteve dhe dekadave të ardhshme. Më poshtë po paraqes disa nga këto shenja.

Oferta e Kinës për të ri-rregulluar tregtinë globale

Barak Obama punoi për të miratuar Partneritetin e Trans-Paqësorit, për shkak se besonte në magjinë e brendshme të tregtisë së lirë dhe globalizimit. Ai e bëri këtë në një përpjekje për të thelluar lidhjet e Amerikës me vende të tilla si Japonia, Malajzia, Singapori, Vietnami, dhe si një mënyrë për të kundër-balancuar përpjekjet e Kinës, për rritjen e ndikimit të saj ekonomik në të gjithë Azinë.

Por administrata Trump e braktisi fare marrëveshjen e tregtisë. “New York Times” shpjegoi pak ditë më parë në detaje se pse kjo lëvizje qe një dhuratë e madhe për Kinën – dhe për pasojë ajo mundet të kthehet në një bumerang botëror historik për Shtetet e Bashkuara. Të thuash se Kina është duke kërkuar ndikimin ekonomik në të gjithë Azinë, do të thotë të minimizosh qëllimin e jashtëzakonshëm të përpjekjeve të saj.

Përmes një plani disi të ngjashëm me Planin Marshall të SHBA-së për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, ndonëse në një shkallë shumë më të madhe, Kina ka premtuar të ndihmojë në financimin e më shumë se 1 mijë miliardë dollarësh në projekte infrastrukturore, në më shumë se 60 vende në të gjithë Azinë Juglindore, Afrikë dhe Evropë.

Nisma “Një brez, një rrugë”, zgjidh problemet e shumta të Kinës. Me rritjen e ekonomike të ngadalësuar pas dekadash zgjerimi të shpejtë, ajo ruan ekspansionin në sektorin industrial të vendit, duke ofruar një numër të madh të vendeve të punës për punëtorët kinezë. (The Times raporton se vetëm nga një projekt në Laos do të punësohen rreth 100 mijë njerëz në kulmin e tij.)

Por mbi të gjitha, projektet e infrastrukturës duhet të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendeve që përfitojnë prej tyre, të cilat nga ana tjetër do të zgjerojnë tregjet për mallrat dhe shërbimet kineze.

Projektet kanë gjithashtu të ngjarë, të krijojnë lidhje të thella kulturore midis Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse – dhe t’u japin qeveritë e tyre mësime të fuqishme mbi virtytet e modelit kinez të zhvillimit të drejtuar nga shteti.

Kemi pra të bëjmë me një shfaqje të guximshme të ambicies gjeopolitike, e cila mund të përfundojë me ri-rregullimin e tregtisë botërore në një masë të tillë, që Kina të mund të bëhet një hegjemone politike dhe ekonomike, që rivalizon ose tejkalon SHBA-në në hapësira të mëdha të globit, duke na lënë të ngrirë jashtë disa tregjeve, dhe në një disavantazh të madh tek shumë të tjera.

Ne nuk jemi shumë mirë

Edhe para të materializohen ndryshime të tilla, SHBA-ja përballet me shumë prirje shqetësuese në shtëpi. Jetëgjatësia ra vitin e kaluar.

Normat e vdekshmërisë foshnjore, janë shumë më të larta në SHBA se kudo tjetër në botën e zhvilluar, dhe vazhdojnë të përkeqësohen ndjeshëm me kalimin e kohës. Dhjetëra miliona amerikanë janë mbipeshë.

Normat e vetëvrasjeve janë në rritje, po ashtu edhe normat e vdekjes nga abuzimi me alkoolin dhe drogën.

Partia në pushtet në Uashington, shpreson të kalojë një ligj për të reformuar sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor, në një formë të tillë që përjashton diçka më shumë 24 milionë njerëz nga qasja në sistem në një mënyrë të përballueshme financiarisht. Është e vështirë të shihet nëse një reformë e tillë mund të premtojë çdo gjë tjetër, përveçse një përkeqësimi të çfarëdolloj prirjeje.

Donald J. Trump

Kultura politike amerikane është ndoshta shumë më e polarizuar tani, se sa në çdo kohë që nga vitet që i paraprinë Luftës Civile.

Në vitin 2016, ky polarizim i kombinuar me rënien institucionale të Partisë Republikane, një kandidate të dobët të Partisë Demokratike, dhe një sistemi të çuditshëm të Kolegjit Zgjedhor, që i dorëzoi presidencën një njeriu me një injorancë të pazakontë dhe ligësi sociopatologjike.

Çdo ditë Donald Trump sfidon sundimin e ligjit në shumë mënyra – duke gënjyer vazhdimisht dhe duke e shpënë korrupsionin në nivelet më të larta të ekzekutivit, shprehur përbuzje dhe sfiduar normat e zakonshme të qeverisjes demokratike. Dhe çdo ditë, partia e vetë presidentit e rëndon situatën, duke shpërfillur apo justifikuar shkeljet.

Konsideroni pasojat e veprimeve (apo mosveprimeve) të Trump në fushën e rëndësishme të politikës së jashtme.

Siç e ka vënë në dukje Jeet Heer, Presidenti Trump, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, këshilltar për sigurinë shtetërore H.R. McMaster, dhe ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley kundërshtojnë vazhdimisht njëri-tjetrin. Rezultati përfundimtar është se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një politikë të jashtme mbi të cilën mund të flitet.

Papërgjegjshmëritë tona jashtë vendit

Kombinojeni këtë boshllëk mbresëlënës me rritjen e pafuqisë tonë ushtarake – që nga lufta në Afganistan e filluar mbi 15 vjet më parë, SHBA e ka treguar veten të aftë për të projektuar fuqinë në të gjithë globin, por të paaftë për ta përdorur atë për të triumfuar me vendosmëri në çdo konflikt – dhe ne dukemi sikur jemi një superfuqi e humbur dhe e rraskapitur, në rrezik të përkulet ndaj llojit të tejzgjerimit perandorak, të cilin dikur historiani Paul Kennedy e identifikoi si një shenjë të rëndësishme se kur një fuqi e madhe hyn në një periudhë rënieje.

Tani, rënia amerikane ndoshta nuk është e pashmangshme – të paktën jo në këtë etapë të historisë. Ajo për të cilën kemi nevojë, është që politikëbërësit të bëjnë punën e tyre me kujdes dhe mendueshëm, duke njohur rreziqet më të këqija dhe duke bërë më të mirën e tyre për t’i parandaluar ato, pasi kjo mund të jetë e vetmja mënyrë për të ngadalësuar, ndalur apo kthyer në kahun e kundërt trajektoren e gjymtë aktuale në rënie.

Problemi është se politika në kombet që janë në rënie e sipër tenton të polarizohet, të jetë e paqëndrueshme, dhe e prirur ndaj demagogjisë. Dhe kjo i hap rrugë një opsioni të fundit trishtues:A mundet që Trump të jetë si simptoma, por edhe shkaku i rënies amerikane? Nëse përgjigja është po, mund të kemi pak mundësi zgjedhjeje, por do të vazhdojmë të kapemi fort pas tyre.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Do dal bashkë me Bashën në fushatë, jemi një

Kryetarja e Lëvizjes Socaliste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë drejtimin e Partisë Socialiste pas 25 prillit. E...

Ndërron jetë ish-trajneri i Partizanit dhe ekipit kombëtar në peshëngritje

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu. Ai ka qenë peshëngritës dhe...

Vendosi flamurin kombëtar në parlamentin serb/ Deputeti tregon prapaskenat

Vendosja e flamurit shqiptar në Parlamentin serb nga deputeti Shaip Kamberi, shkaktoi jo pak reagime. Kamberi sqaroi arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë veprim,...

Kryemadhi kundër karantinës së dytë: Do e shkatërronte ekonominë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është kundër një karantine të dytë, por ka thënë se është pro mbylljes së shkollave pasi i cilëson si...