pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ja cilat do të jenë ngjarjet kryesore shkencore gjatë vitit 2021

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant

Ndryshimet klimatike rikthehen në vëmendjen kryesore të liderëve botërorë

Presidenti i zgjedhur amerikan Xho Bajden e ka bërë të qartë se do të rivendosë udhëheqjen e Amerikës në këtë fushë, përfshirë ribashkimin e vendit me Marrëveshjen e Klimës së Parisit për të luftuar ngrohjen globale. Një moment kyç për këtë problem, do të jetë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgou të Skocisë nëntorin e vitit të ardhshëm. Vendet do të bëjnë një raund të ri premtimesh për uljen e emetimeve të gazrave serë. Bashkimi Evropian dhe Kina kanë plane ambicioze për të mos emetuar më karbon në atmosferë deri në vitet 2050-60. Shkencëtarët presin nëse Bajden do të vendosë qëllime të ngjashme për Shtetet e Bashkuara.

Detektivët e Covid-19

Një task-forcë e ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të zbarkojë në Kinë në janarin e vitit të ardhshëm, për të tentuar gjetjen e origjinës së pandemisë. Grupi, që ka në përbërje epidemiologë, virologë dhe studiues të shëndetit publik dhe të kafshëve, do të nisin kërkimet në Vuhan. Zbulimi i origjinës së virusit mund të zgjasë me vite, por ekspertët mendojnë se disa informacione të reja do të dalin në dritë deri në fund të vitit 2021.

Vaksinat dhe pandemia

Në fund të këtij viti u zhvilluan vaksinat e para të autorizuara kundër Covid-19. Efektshmëria e disa prej tyre do të bëhet më e qartë në fillim të vitit 2021. Me interes të veçantë do të jenë rezultatet e testeve nga kompanitë farmaceutike amerikane Novavax dhe Johnson & Johnson.

Vaksinat e tyre ka të ngjarë të shpërndahen më lehtë sesa vaksinat me bazë ARN të zhvilluara nga Pfizer- BioNTech dhe Moderna, që duhet të ruhen në temperatura shumë të ulëta.Nonavax mund të prodhojë deri në dy miliardë doza vaksinash në vit.

Pritet miratimi ose refuzimi i ilaçit që ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit

Autoritetet rregullatore amerikane, do të vendosin nëse ilaçi i parë që raportohet se ngadalëson progresin e sëmundjes së Alzheimerit mund të përdoret si një trajtim. Ilaçi aducanumab, i prodhuar nga kompania farmaceutike “Biogen”, është një antitrup që lidhet me një proteinë ngjitëse të trurit të quajtur amiloid, për të cilën shumica e shkencëtarëve mendojnë se mund të jetë shkaktari kryesor i sëmundjes.

Provat që ilaçi funksionon janë të përziera. Dy teste klinike të Fazës nr.3 kanë ofruar rezultate kontradiktore, ndërsa një panel këshillimor i pavarur i thirrur nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të vlerësuar efektivitetin e ilaçit, thotë se të dhënat nuk mbështesin përdorimin e tij.

Planeti Mars do popullohet nga disa sonda hapësinore

Agjenda ambicioze e Kinës për shkencën e hapësirës vazhdon edhe gjatë vitit 2021. Një sondë kineze orute do të ulet në planetin Mars shkurtin e vitit të ardhshëm. Misioni i sondës “Tianwen-1”është të kërkojë për ujë dhe shenja jete, duke përdorur 13 instrumente, përfshirë kamerat, radarët dhe analizuesit e grimcave.

Nëse është i suksesshëm, ai do të jetë eksplorimi i parë i Kinës në planetin e kuq. Ndërkohë sondat e lëshuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të mbërrijnë rreth të njëjtës kohë në planetin e kuq.

Nisja e shumëpritur e teleskopit

Në tetor do të ndodhë lëshimi i shumëpritur të Teleskopit Hapësinor Xhejms Ueb. NASA e quan atë teleskopin hapësinor më të madh, më të fuqishëm dhe kompleks të ndërtuar ndonjëherë. Ueb që ka kushtuar 8.8 miliardë dollarë, do të tentojë të përsërisë suksesin e Teleskopit Habëll, që e revolucionarizoi astronominë kur u lëshua në vitin 1990, dhe që prej asaj kohe ka kryer më shumë se 1.3 milion vëzhgime. Ueb do të mbulojë më shumë gjatësi vale sesa Habëll, duke u mundësuar shkencëtarëve të shohin shumë më thellë në Univers.

 Efekti i valëzimit

Astronomët e radios, mund të jenë në prag të demonstrimit të një mënyre të re për të zbuluar valët gravitacionale, duke shfrytëzuar si fanarë yjet neutronë pulsarë. Duke saktësuar kohën e sinjaleve që vijnë nga këto yje, ekipet e studiuesve në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi, synojnë të zbulojnë valëzime me gjatësi vale të prodhuara nga çiftet e vrimave të zeza super të mëdha,ndërsa ato rrotullohen rreth njëra-tjetrës në qendrat e galaktikave të largëta.

Burimi i lajmit: https://www.nature.com/articles/d41586-020-03651-0

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: pandemiasonda hapësinoreteleskopvaksinat

TË LIDHURA

Bota

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

09:45 | 11/06/2026
Bota

Franca dhe Gjermania kërkojnë reformimin e diplomacisë së BE-së, në diskutim

09:40 | 11/06/2026
Bota

“Rindizet” Lindja e Mesme, SHBA sulmon Iranin, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

09:36 | 11/06/2026
Next Post

Ish-kryeministri Bashkim Fino humb nënën e tij

Rama përulet para personelit shëndetësor tek Infektivi

Itali/Mbërrijnë dozat e para të vaksinës, furgoni shoqërohet me policë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zbulohet një call center në kryeqytet, arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

by mirseda
09:47 | 11/06/2026
0

Zbulohet një call center në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Policia ka arrestuar...

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

09:45 | 11/06/2026

Franca dhe Gjermania kërkojnë reformimin e diplomacisë së BE-së, në diskutim

09:40 | 11/06/2026

“Rindizet” Lindja e Mesme, SHBA sulmon Iranin, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

09:36 | 11/06/2026

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër, arrestohet pronari i kompleksit, Ermal Koko

09:34 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com