Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja cila është e vërteta e zjarreve masive në pyjet e Amazonës!

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ja cila është e vërteta e zjarreve masive në pyjet e Amazonës!

Që nga janari i këtij viti, gati 75 mijë zjarre kanë shpërthyer mbarë Brazilin. Kjo u konfirmua nga Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë (INPE). Kjo shifër, që shënon një rritje prej 85 për qind në krahasim me vitin 2018, përfshin më shumë se 9.000 zjarre të mëdha të rëna brenda javës së kaluar, dhe përfaqëson shkallën më të lartë të regjistruar që nga fillimi i dokumentimit të rregullt të tyre në vitin 2013.

Ambientalistët thonë se shumica e tyre nuk janë zjarre rastësore, por përpjekje të qëllimshme për pastrimin e tokës nga ana e fermerëve, si dhe prerje të paralajmëruara të pyjeve të nxitur nga politikat e presidentit brazilian Xheir Bolsonaro. Pavarësisht nga origjina e tyre, flakët janë aq të mëdha sa shihen që nga hapësira.

Ato paraqesin një kërcënim të madh për Amazonën, që njihet gjerësisht si “mushkëria” e planetit tonë për shkak të aftësisë së saj për thithjen e dioksidit të karbonit dhe prodhimin e oksigjenit. Sikurse e thekson Terrenc Mekoj në “The Washington Post, pyjet e shiut janë “një nga mbrojtjet më të mëdha në botë, kundër ndryshimit të klimës”.

Sipas Mekoj, zjarret kanë shkatërruar 18.700 km2 të pyjeve në Amazonë, që nga fillimi i këtij viti. Endrju Fridman, raporton se numri i zjarreve të regjistruar në vitin 2019, e tejkalon shifrën prej 67.790 zjarresh të dokumentuara në vitin 2016, kur një dukuri e forte klimatike e njohur si “El Niño” shkaktoi një thatësirë të madhe në atë zonë.

Por eksperti i INPE, Alberto Setzer, thotë se flakët nuk mund t’i atribuohen vetëm sezonit të thatë apo dukurive natyrore. “Sezoni i thatë krijon kushte të favorshme për rënien apo dhe përhapjen e zjarrit, por fillimi i një zjarri është punë e njerëzve, qoftë qëllimisht apo rastësisht”- thekson ai.

Kristian Poirier, drejtor i programeve në organizatën jofitimprurëse ‘Amazon Watch’, i tha CNN se pyjet e lagështa të shiut, kanë në përgjithësi më pak gjasa të marrin flakë sesa të themi pyjet në tokat e thata të Kalifornisë dhe Australisë. Që nga marrja e detyrës së presidentit në tetor 2018, Bolsonaro e ka vënë theksin tek zhvillimi ekonomik, duke shpërfillur shqetësimet mjedisore.

Politikat e tij, kanë çuar në shtimin e pyllëzimit në Amazonë për tokat e reja që mund të përdoren në bujqësi dhe miniera. Sipas Fridman, fermerët i përdorin zjarret për të pastruar token, dhe për të kullotur më pas bagëtitë e tyre, ose për të mbjellë sojë. Në total, Setzer llogarit se 99% e zjarreve janë rezultat i aktivitetit njerëzor.

Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, zjarret në Amazonë, kanë shkaktuar emetimë të mëdha të monoksidit të karbonit dhe dioksidit të karbonit në atmosferë, duke kërcënuar shëndetin e njeriut, dhe përkeqësuar efektet e ngrohjes globale.

Në planin afatgjatë, zjarret e vendosura qëllimisht me synimin e shpyllëzimeve, mund të jenë shkatërrues për pyjet e shiut, që aktualisht thithin shumicën e karbonit në atmosferë. Ndër komunitetet që ka shumë të ngjarë të preken nga zjarret, janë popullsitë indigjene të Amazonës .

Eksperti australian Alexis Karej, thotë se deri 1 milionë indigjenë janë të shpërndarë në mbi 500 fise në këtë rajon. Ata rrezikojnë të humbin shtëpitë dhe bagëtitë nga këto zjarre. Në një video të postuar në internet nga një ambjentalist, një grua e fisit Patakso thotë:”Ata po vrasin lumenjtë tanë, burimet tona të jetës”.

Përballë kritikave të ashpra nga ata që thonë se politikat e tij ekonomike po e çojnë vendin në krizë, Bolsonaro zgjodhi të sulmojë dhe akuzojë organizatat joqeveritare për vendosjen e zjarreve. “Zjarret mund të jenë, këtë s’mund ta them me siguri, vepër kriminale e njerëzve në disa OJQ për të tërhequr vëmendjen kundër meje, kundër qeverisë braziliane”-tha ai për Times.

Komentet e presidentit brazilian, erdhën vetëm disa javë pasi ai shkarkoi drejtorin e INPE , Rikardo Galvao, pas të dhënave shqetësuese të agjencisë në lidhje me rritjen e shpyllëzimit. Duke i hedhur poshtë shifrat si të “gënjeshtërta”, dhe duke pretenduar se INPE ishte duke punuar “në shërbim të disa OJQ-ve”, presidenti e zëvendësoi Galvvon me një zyrtar ushtarak.

Shkencëtari i pushuar nga puna, kritikoi qëndrimin burracak të Bolsonaro, ndërsa shtoi: “Kjo ishte një mbrojtje e dinjitetit të shkencës braziliane, jo vetëm për shkencëtarët brazilianë, por për të gjithë shkencëtarët. Të dhënat tona, nuk duhet të kushtëzohen asnjëherë nga interesat politike”.

Po çfarë pritet të ndodhë? Observatori Tokësor i NASA-s, shpjegon se sezoni i thatë i Amazonës, nis zakonisht në korrik ose gusht, kulmon në fillim të shtatorit, dhe ndërpritet në nëntor. Dhe kjo nënkupton shumë më tepër zjarre. Nëse shpyllëzimi vazhdon me ritmet aktuale, klimatologu brazilian Karlos Nobre, thotë se më shumë se gjysma e Amazonës do të ketë një klimë të ngjashme me atë të savanës afrikane brenda 25-30 viteve të ardhshme./ TIRANA TODAY

Tags: AmazonëBrazile vertetapyjetshqetësimet mjedisorezjarr masiv

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Shpërthimi i fuqishëm në Lezhë me 7 të plagosur, bllokohet pika e karburantit

Shpërthimi i fuqishëm në Lezhë me 7 të plagosur, bllokohet pika e karburantit

“Rama Ik”, Basha rikonfirmon qëndrimin e opozitës: Pas çlirimit të vendit…

Takimi me delegacionin gjerman, Basha: Ja si zgjidhet kriza

Basha bën paralajmërimin: Aksioni opozitar do të vijojë, protesta edhe më të fuqishme

Basha bën paralajmërimin: Aksioni opozitar do të vijojë, protesta edhe më të fuqishme







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com