Analiza

Basha bën paralajmërimin: Aksioni opozitar do të vijojë, protesta edhe më të fuqishme

               Publikuar në : 12:17 - 27/08/19 Enno

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimi që mbajti me nënkryetaren e grupit CDU/CSU, Katja Leikert, në selinë blu, zhvilloi edhe një komunikim me mediat, ashtu sikundër u njoftua.

Gjatë fjalës së tij, Basha paralajmëroi se në shtator do të rinisin protestat e opozitës së bashkuar, për të cilat u shpreh se do të jenë më të fuqishme.

“Opozita do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Përveç protestave që do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme në një situatë që është edhe më e vështirë dhe më e pakapërdishme do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhje që do u ofrojmë shqiptarëve”, deklaroi kryedemokrati.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT