Italia ka pasur një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19 krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 34.282 persona të infektuar, ndërkohë që kanë ndëruar jetë 753 persona.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 7.633 të infektuar, e ndjekur nga Kampanja me 3.657 dhe Piemonte me 3.281.
Me shifrat e fundit, ka shkuar në 1.272.352 numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali, dhe 47.217 numri i viktimave.
Dita e sotme ka regjistruar 24.169 të shëruar më shumë, dhe numri i tyre ka arritur në 481.967.
Brenda një ditë, janë kryer një numër i lartë tamponesh, 234.834, teksa numri i tyre i përgjithshëm deri më sot është 19.474.341.