Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar. Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin Presidentin e Republikës.
Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit. Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.
Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali. Deri më tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht.
Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi. Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.
Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat. Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash.
Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në Parlament dhe emërimi i ministrave. Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt. /evropaelire