E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tirana si zonë “lufte!” Breshëria e plumbave i merr jetën 35-vjeçarit

Tirana u kthye dje në një zonë “lufte”, ku breshëria e plumbave i morri jetën një 35-vjeçari dhe la të plagosur katër të tjerë. Pasditen e djeshme, kryeqyteti u trondit nga një sulm me armë zjarri, në një lokal në zonën e “Don Boskos”. Shënjestër e këtij atentati mafioz mendohet të ketë qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit ka mbetur vëllai i tij, 35-vjeçari Erion Çela nga Dibra, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, si edhe 4 persona të tjerë.

Përveç Çelës, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në fytyrë, kanë mbetur të plagosur edhe Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, Azbi Selimaj 19-vjeç kamarier i lokalit, i cili ka marrë plagë në shpatull dhe Arben Dani 46-vjeç i dëmtuar në këmbë.

Viktima me katër të plagosurit ishin duke konsumuar një kafe në lokalin “New Focus Lounge” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Rreth orës 16:15, autorët që dyshohet se kanë qenë tre, kanë ardhur nga Spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë, dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ato kanë kthyer makinën në atë zonë dhe janë larguar po në drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën.  Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës, dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas. Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Viktima nuk rezultonte me precedentë penalë

35-vjeçari Erion Çela nuk rezultonte me precedentë penalë dhe mësohet se ishte në pritje për t’u bërë baba. Sa i përket atentatit të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Boskos”, mendohet se shënjestër e atentatit ka qenë vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela i cili u plagos nga sulmi në fytyrë dhe këmbën e djathtë.

Dy vëllezërit e përfshirë në atentat janë me origjinë nga Dibra. Viktima raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarja, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Sa i përket gjendjes së të plagosurve të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës në kryeqytet, dy prej tyre u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Trupi i 35-vjeçarit të vrarë u çua drejt morgut të QSUT. Për kapjen e autorëve, përveç Policisë së Tiranës janë ngritur postblloqe dhe nga blutë e Elbasanit në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...