Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ishte shtruar në QSUT, pacientes i vjedhin telefonin dhe 400 mijë lekë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ishte shtruar në QSUT, pacientes i vjedhin telefonin dhe 400 mijë lekë

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar çështjen e një paciente e cila ka qenë e shtruar në Pavionin e Pneumologjisë në 2 Maj. Ajo thotë se i kanë humbur sendet me vlerë, në shumën e rreth 400 mijë lekëve. Ajo thotë, se askush nuk mban përgjegjësi për atë që i ka ndodhur.

Kur ka pyetur në fillim, i kanë thënë se sendet e saj ishin në dhomën e  infermierisë. Ditën tjetër, kur familjarët kanë ardhur dhe i kanë kërkuar, çanta nuk ishte më. Në shërbimin e sigurisë nuk dinë gjë dhe thonë, se nuk lejohet të hyjnë njerëz nga jashtë.

Denoncuesja: Kam ardhur dhe jam shtruar në repartin e Pneumologjisë në datë 26 Prill. Pas një jave e shtruar këtu, në datën 2 Maj, kam patur një komplikim hemorragjie dhe kam vajtur në Urgjencë në Reaminacion Qendror.

Të gjitha plaçkat, ça kisha këtu, u mblodh nga stafi këtu dhe u fut brenda një qeske, pasi familjarët e mi nuk kishin mundësi, sepse ishin pas meje. Im shoq pyeti një nga infermieret, a mund t’i le këtu gjërat, apo t’i marr dhe t’i çoj diku tjetër. I thanë, që mund t’i lësh këtu dhe t’i marrësh, kur të vish!

Atë ditë thanë, që qeska dhe komplet plaçkat ishin në dhomën e infermierisë. Ditën tjetër, kur familjarët kanë ardhur dhe kanë kërkuar rrobe, çanta nuk ishte më dhe iu thanë, që gjoja ishte hequr çanta nga dhoma e infermierisë dhe ishte vënë në dollapin e dhomës. Familjarët kërkuan llogari, se përse është çuar atje, kur ajo nuk është më në atë dhomë me atë dollap.

Pyet, pyet, asnjëri nuk mund të jepte një ide, se ku mund të ishte. Madje dikush thoshte, se mund të jenë hedhur. Si janë hedhur plaçkat në plehra, kur ajo ishte një çantë e madhe.

Unë i kisha të gjitha. Në datën 1 Maj kisha ditëlindjen dhe mua më erdhën dhurata, në atë çantë kisha dhuratat e mia dhe çdo gjë ishte e re. Ishin dhe disa dokumente të burrit. Veshje, ato e kalonin vlerën e 300 (mijë lekë të vjetra). Askush nuk mban përgjegjësi, se kush e ka marr.

Humbja e sendeve me vlerë në QSUT është një fenomen që përsëritet, këtë radhë ngjarja ka ndodhur në 12 Maj 2021, është vjedhur një aparat celular dhe 400 mijë Lekë të vjetra.

Gazetari: Sa Lekë kishe?

Denoncuesja: 400 mijë lekë, o xhan! Kisha lekët e qirasë. Si ka mundësi, roja i spitalit, ose ora? Unë kam ardhur në 02:30 të natës. Llogarit në orën 02:30 ose 3, 4, kush mund të hyjë? Nga jashtë? I bie, që këtu hyjnë e dalin, unë e di, që mbyllet. Ka një orar spitali, mbaron serume e gjëra, mbyllet dera, që të jenë të sigurtë pacientët. Ai mund të kishe bërë…,po të ishte nga jashtë…, sipas këtyre. Unë ashtu dua të ma hedhin versionin, që është i jashtëm, që të hedh spitalin në gjyq! Nuk e lë me kaq, jo për ato 400 mijë Lekë, telefonin e një abone, vetëm për gjestin.

Siguria në QSUT i është besuar një kompanie private që përveçse monitoron pjesën e hyrjes kryesore, një roje sigurimi privat është i vendosur në hyrje të çdo pavioni. Ky roje sigurimi privat shërben për të ndaluar median, por edhe për të ndaluar të afërmit e pacientëve që janë të shtruar në këtë spital.

Në pavionin e Pneumologjisë është lënë një derë e hapur në mënyrë që të aksesoret nga keqdashësi që më pas të zhvasin pacientët që janë të shtruar.

Denoncuesja: Shiko tani! Unë jam në spital dhe nuk e kam mundësinë, që t’i blej ndonjë gjë të sëmurit, sepse nuk të lënë të hysh brenda. Hajde të tregoj unë një gjë! Se për çfarë funksionon kjo dera, unë nuk e marr vesh. A janë të lidhur me njërin tjetrin, a qysh a tek?

Gazetari: Këtu hyn e del kushdo. Edhe natën rri hapur kjo?

Denoncuesja: Hapur! Si ka mundësi, që roje nuk ka? Shikoje gjendjen! Se nga hyjnë e se nga dalin, janë të lidhur me njëri-tjetrin. /tvklan.al

Tags: "STOP"QSUTtelefonvjedhje

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton

QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton

Vllaznia me 9 lojtarë mundet në Bosnje, gol shprese në minutat e fundit

Vllaznia me 9 lojtarë mundet në Bosnje, gol shprese në minutat e fundit

Biden: Lufta e SHBA-së në Afganistan përfundon më 31 gusht

Biden: Lufta e SHBA-së në Afganistan përfundon më 31 gusht







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

by mirseda
21:43 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Austri, ku ka humbur jetën, kushëriri i mesfushorit shqiptar...

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com