Trajneri spanjoll Francisco (Fran) Garcia, vetëm 21 vjeç, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
21-vjeçari nga Malaga e Spanjës raportohet se është personi më i ri që ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Mësohet se kur u diagnostikua me COVID-19, të riut iu dha gjithashtu lajmi i beftë se kishte leuçemi.
Garcia nuk e kishte idenë se ai kishte një formë agresive të kancerit, gjë që e bëri atë jashtëzakonisht të prekshëm nga koronavirusi, kur shkoi në një spital me probleme të frymëmarrjes të premten e kaluar, shkruan “opinion.al”.
Ai është viktima më e re në Spanjë… dhe ndoshta në gjithë Evropën.