Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Atentati në Kamëz, xhami i bërë shoshë nga plumbat, publikohet fotoja e makinës së 48-vjeçarit pak minuta pas ekzekutimit

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore

Lulzim Visha, 48-vjeç mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm, 24 janar, në zonën e Zall Mnerit në Kamëz.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u konstatua nga një banor i zonës, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Media ka siguruar foton e automjetit në të cilin ndodhej Visha, pak minuta pas ekzekutimit.

Xhami i automjetit është bërë shoshë nga plumbat.

Si ndodhi ngjarja

Ishin banorët e lagjes të cilët panë trupin e viktimës të mbuluar me gjak dhe lajmëruan menjëherë policinë. Sipas tyre në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna, çka për hetuesit ngre dyshime se autorët kanë përdorur armë me silenciator.

48-vjeçari i cili punonte si postier, është ndjekur nga autorët, pasi këta të fundit kishin dijeni për lëvizjet e tij. Rreth 200 metra pasi ka dalë nga banesa, autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar disa herë nga pjesa e përparme e mjetit ku afro 13 plumba i kanë marrë jetën Lulzim Vishës.

Predhat e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit si në kraharor dhe në kokë duke rezultuar fatale.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip Porche. Kanë qenë kamerat e sigurisë të banesave private që kanë fiksuar lëvizjet e makinës.

Disa orë më pas, në zonën e Zall Herrit është gjetur një mjet i djegur, për të cilin grupi hetimor dyshon se është i autorëve.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autorët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Blutë menjëherë pas krimit nisën kotrolle në disa banesa në lagjen e viktimës ku kryesisht janë kontrolluar shtëpitë e disa personave me precedentë penal.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Në vitin 1997 Besnik Visha, vëllai i Lulzim Vishës vrau për motive të dobëta Refik Domin. Për këtë krim ai u dënua me 12 vite burg, ndërkohë që u kap nga RENEA në vitin 2009. Edhe Lulzim Visha rezulton me precedente penal për armëmbajtje pa leje.

Një tjetër pistë që është ngritur nga grupi hetimor është ajo e një konflikti që dy vëllezërit kanë pasur kohët e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

“Veliaj me 4 akuza të rënda”, Kalaja denoncon:Kërkoi në regjistrat e Gjendjes civile Nesti Angonin

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Janar 2025

Bie në pranga 40-vjeçari në Tiranë, ja akuzat që rëndojnë mbi të







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com