Një super jaht me vlerë 65 milionë paund është përmbysur teksa ishte ankoruar në një port të Greqisë.
Mësohet se jahti ishte në pronësi të e Princit arab, Turki bin Mohammed bin Fahd Al Saud. Siç shihet edhe nga fotoja anija është kthyer në një kënd prej 45 gradësh, duke rrezikuar kështu fundosjen e plotë.
Super jahti luksoz ndodhej në Perama, Athinë për t’u riparuar. Gjatë incidentit, askush nuk u lëndua.
Jahti 1,415 ton ka 11 kabina dhe është i përshtatshëm për 22 persona. Në të ndodhet edhe një ekuipazh prej 18 personash. Jahti mund të arrijë një shpejtësi prej 35 km/h. Ai ka gjithashtu një xhakuzi në kuvertë dhe një kinema në bord.