Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim, kapen 3 persona në Rinas. Ja akuzat

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë evidentuar dhe ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Falsifikim të dokumentave”, dhe ” Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Është arrestuar një shtetas për ”Falsifikim të Dokumentave”, si dhe është proceduar penalisht një shtetase për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

1. Më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Nikë Muri , 59 vjeç, banues në Shkodër, i cili udhëtonte si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania për në Shqipëri.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, ky shtetas rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me datë 19.12.2014, ka sjellë urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr.128 dt.18.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg, nga të cilat ka vuajtur 711 ditë burg dhe i mbeten për të vuajtur edhe 4402 ditë burg. Vepra Penale: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 79/c-25,278/4, të Kodit Penal.

Ky shtetas me datë 10.07.2013 pas një konflikti me vëllain e tij M.M.dhe djalin e tij Gj. M. në debat e sipër ka vrarë me armë zjarri nipin e vet shtetasin Gj. M.

Shtetasi i lartëpërmendur i’u dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë DVP Shkodër për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve , Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

2- Më datë 25.01.2018, në orën 16:40, në Komisariatin e Policise Kufitare Rinas u ndalua ne hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Emiljano Arapi , 25 vjeç, banues në Berat, i cili po kthehej si pasagjer i zakonshëm nga Italia.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se shtetasi Emiljano Arapi, ishte i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë.11.12.2017 ka nxjerr urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” , si i dyshuar për veprën penale ‘’Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 109/b/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Shtetasi i lartëpërmendur i’u dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë DVP Berat për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë e Beratit kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

3-Po më datë 25.01.2018, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u ndalua në hyrje shtetasi i shpallur në kërkim Fabion Guri , 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve “, i cili po kthehej si deportiv nga Italia.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezultoi se:

Shtetasi Fabion Guri, ishte i shpallur në kërkim , pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin e dt. 22.12.2016 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 183/1 i Kodit Penal.

Shtetasi i mësipërm i’u dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë së DVP Tiranë për shoqërim dhe veprime të mëtejshme, ku në përfundim të veprimeve nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës.

Gjithashtu në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë , gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan dhe u goditën dy raste konkretisht:

1.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Klevi Konda, 20 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas do të udhëtonte në dalje nga R.SH dhe nga kontrolli në vijën e dytë i bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare ju gjet një letërnjoftim italine e dyshuar si e falsifikuar.

Arrestimi i tij u bë për ”Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe ”Falsifikim të Dokumentave”, parashikuar nga nenet 189 dhe 186 të Kodit Penal.

2.Po në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen M.T, 41 vjeçe, banuese në Cërrik Elbasan , për arsye se me datë 25.01.2018, kjo shtetase është kthyer si person i kategorisë deportiv nga Italia, dhe nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se kufirin herën e fundit e ka kaluar në mënyrë ilegale, nga kufiri jeshil në afërsi të P.K.K.Morinë duke shmangur kontrollin kufitar.

Shtetasja e lartpërmendur u procedua për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Tags: 3 personaakuzatishinkapenne kerkimnë Rinasshpallur

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
U zhduk pa lënë gjurmë, i riu shqiptar alarmoi prindërit dhe policinë

U zhduk pa lënë gjurmë, i riu shqiptar alarmoi prindërit dhe policinë

Nis aksioni i ujit të pijshëm, ndërpriten lidhjet në zonën e Paskuqanit

Nis aksioni i ujit të pijshëm, ndërpriten lidhjet në zonën e Paskuqanit

Tregtia e lirë, Trump: Nuk do ta bëjmë syrin qorr me kontrabandën

Tregtia e lirë, Trump: Nuk do ta bëjmë syrin qorr me kontrabandën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com