Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur një sulm të ashpër ndaj politikave grabitqare, duke paralajmëruar partnerët tregtarë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se nuk do të tolerojë tregtinë e padrejtë.
Ai tha se këto praktika grabitqare po shtrembërojnë tregjet dhe SHBA “nuk do të mbyllë më njërin sy”.
Presidenti tha po ashtu gjatë fjalës së tij se gjithmonë do të vendoste SHBA-në të parën kur vinte puna të tregtia, por kjo nuk nënkuptonte vetëm Amerikën.
“SHBA është e hapur për biznes,” u tha ai udhëheqësve të financave në botë.
“Ne mbështesim tregtinë e lirë, por duhet të jetë e drejtë, përndryshe të dihet se SHBA nuk do e bëjë njërin sy qorr ndaj praktikave jo të drejta.
Ashtu siç presim që liderët e vendeve të ndryshme të mbrojnë interesat e vendeve tjera, ashtu do të bëj edhe unë.
Do krijojmë një sistem që nuk funksionon vetëm për Amerikën, por për të gjitha shtetet.
Tani është koha të investojmë për të ardhmen e Amerikës. Kemi kolegjet dhe punëtorët më të mirë në botë dhe Amerika është vendi ideal për të investuar. Po investojmë edhe në ushtrinë e Amerikës, për të bërë botën më të sigurt nga terrorizmi.
Ne u bëjmë thirrje partnerëve që të vazhdojmë të luftojmë kundër terrorizmit për të shkatërruar grupet xhihadiste, si ISIS.
Kemi bërë shumë, por ka më shumë punë për t’u bërë. Afganistani nuk do të bëhet më kurrë i sigurt për terroristët. Do bëjmë ç’të jetë e mundur për të mbrojtur njerëzit tanë nga terrorizmi. Sistemi ynë i emigrimit ka ngecur në të shkuarën.
Të jesh i suksesshëm, nuk është e mjaftueshme të investosh në ekonomi, duhet investuar në njerëz”, tha ndër të tjera Trump. TIRANA TODAY