E enjte, 19 Maj, 2022
17.5 C
Tirana

Ish Prokurori parashikon vijimin e arrestimeve nga SPAK: Do provojnë qelinë

Ish Prokurori Shkëlqim Hajdari, deklaroi se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), do të vijojë me arrestimet e zyrtarëve të korruptuar, dhe se këta të fundit, do të provojnë edhe burgun. Deklarata e Hajdarit, u bë ditën e sotme në emisionin ”Breaking” në Top Channel.

Sipas Hajdarit, ky proces i ndërmarrë nga SPAK është i pandalshëm, teksa shtoi se tashmë ka ardhur një kohë tjetër, ku përveç akuzave për korrupsion, ndaj zyrtarëve është shtuar edhe një urrejtje mbarëpopullore, duke bërë që klima për këto arrestime të jetë e favorshme.

Ndër të tjera, Hajdari u shpreh se goditja e rradhës e SPAK-ut, do të jetë ndaj zyrtarëve të nivelit të dytë, që kanë hedhur firmat nëpër tendera korruptive.

Shkëlqim Hajdari: “Shoqëria shqiptare duhet të reflektojë në këtë ditë të madhe, në mënyrë që të krijohet një rrjetë e madhe, më e madhe se rrjeta e SPAK-ut, që nuk duhet të rreshtë së denoncuari, zyrtarët lokalë dhe qëndrorë, për të gjitha abuzimet që kanë bërë ndër vite. Më mirë se shqiptarët, firmat e përjashtuara nga tenderat, nuk i di askush abuzimet. Më mirë që aksioni i SPAK ka nisur në verë se sa në dimër, pasi të gjithë ata zyrtarë dhe politikanë që do të bien në rrjetën e SPAK është më mirë të provojnë të nxehtin e qelive se sa të ftohtin.

Nga përvoja ime si prokuror kam parë se më i tmerrshëm burgu është në dimër se sa në verë. Kështu që atyre që do t’ju bjerë risku në verë të jenë të lumtur sepse do mësohen, vjen vera, pastaj vjeshta dhe dimri përballohet më mirë pasi do të mësohen. Eshtë një proces i pandalshëm dhe jam i bindur për këtë. Tani është ndryshe, nuk është siç ka qënë ndër vite, sepse është krijuar një klimë e favorshme, ka një urrejtje mbarëpopullore për zyrtarët e korruptuar, për të cilët dhe familjarët e tyre do të distancohen. Për mua nuk ka rëndësi arrestimi, por hetimi i tyre dhe finalja, dënimi sipas krimit që kanë kryer. Ka filluar mbarë, duke bashkëpunuar dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, goditja do vijë avash avash, duke u ngritur dhe në ato nivele që juve me të drejtë ju shqetësojnë.

Goditja e zyrtarëve të nivelit të dytë që kanë hedh firmat nëpër tendera korruptive nuk është jashtë në të gjitha rastet jashtë dijenisë së lidershipit të institucionit. Jemi në afate optimale për të hetuar dhe ish zyrtarët e qeverisjes së kaluar dhe zyrtarët e kësaj qeverisje. Ka materiale dhe dokumente të bollshme që SPAK të hetojë dhe vetë me iniciativë”.

Festa e Kurban Bajramit le të shërbejë si “Mea Culpa” e të gjithë atyre shqiptarëve që kanë marrë funksione publike, të mos e përdorin këtë festë për qëllime politike, të mos dalin nëpër ekrane dhe të urojnë, pasi një pjesë e tyre është dhe e korruptuar dhe janë të pandershëm me publikun. Të mos presin Pashkët apo ditën e Kurban Bajramit, që t’i bëjnë thirrje publikut shqiptar që të jenë të përkushtuar, të flasin për solidaritet, ndershmëri, bamirësi etj., por këtë punë ta bëjnë çdo ditë. Tagri që kanë ndërmarrë për të qeverisur, në nivel lokal ose qëndror, është tagër që ia ka dhënë publiku shqiptar jo për të vjedhur, jo për të bërë korrupsion, por për të qeverisur Shqipërinë me ndershmëri në shërbim të publikut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...