Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Ahmetaj shprehet se falë reformave që janë ndërmarrë, rritja ekonomike konfirmohet katër herë më shumë se në vitin 2013, ndërsa shtoi se konsumi dhe investimet mbeten gjeneratorë kryesorë.
Sipas tij, kontributin kryesor në rritjen e ekonomisë në tremujorin e fundit të 2018 kanë dhënë industria, tregtia me pakicë, aktiviteti financiar etj.
“Në tremujorin e fundit 2018, ekonomia u rrit me 3.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.57% më shumë se tremujori paraardhës. Kontributin kryesor e kanë dhënë industria, tregtia me pakicë, aktiviteti financiar etj.
Lajmi tjetër i mirë është vazhdimi i rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%.
Sfida është ende aty; ruajtja e ritmit të reformave dhe vazhdimi i konsolidimit fiskal!”, shkruan Arben Ahmetaj.