E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Ish-ministri i Financave: Konfirmohet rritja ekonomike

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Ahmetaj shprehet se falë reformave që janë ndërmarrë, rritja ekonomike konfirmohet katër herë më shumë se në vitin 2013, ndërsa shtoi se konsumi dhe investimet mbeten gjeneratorë kryesorë.

Sipas tij, kontributin kryesor në rritjen e ekonomisë në tremujorin e fundit të 2018 kanë dhënë industria, tregtia me pakicë, aktiviteti financiar etj.

“Në tremujorin e fundit 2018, ekonomia u rrit me 3.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.57% më shumë se tremujori paraardhës. Kontributin kryesor e kanë dhënë industria, tregtia me pakicë, aktiviteti financiar etj.

Lajmi tjetër i mirë është vazhdimi i rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%.

Sfida është ende aty; ruajtja e ritmit të reformave dhe vazhdimi i konsolidimit fiskal!”, shkruan Arben Ahmetaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...