Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, aferë shumëmilionshe me tregun industrial

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot investigimin për rastin e tregut Industrial në Gjirokastër, që u ndërtua nga ish-kryetarja e bashkisë, Zamira Rami. Për ndërtimin e këtij tregu industrial ka pasur shumë debate në Këshillin Bashkiak dhe janë hedhur dyshime se kontrata mes bashkisë dhe kompanisë private është një aferë korruptive.

Rreth këtyre dyshime emisioni “Stop” ka investiguar dhe ka publikuar disa detaje që nuk ishin zbuluar më parë rreth kontratës e cila sërish vijon të prodhojë debate. Në dokumentin e kontratë së qirasë së lidhur mes Bashkisë Gjirokastër dhe kompanisë private tregohet shuma të cilën do të paguhet çdo muaj për këtë treg. Siç edhe shihet në dokument bashkia duhet të paguajë 325 mijë Lekë të rinj në muaj për një periudhë 15-vjeçare, për një treg i cili duhet të ishte sipas standardeve më të mira dhe tregtimi të bëhej në kushte optimale.

Por nga një vëzhgim që është bërë nga “Stop”, tregu nuk është i mbuluar dhe për të shpangur shiun është vendosur plastmasë, por që kur bie shi tregu mbushet plot me ujë dhe tregtarët janë ankuar se u është dëmtuar dhe malli që kanë pasur nëpër dyqane.

Lidhur me këtë kontratë të dyshimtë është në dijeni dhe kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. “Patjetër që pasi të mbarojë kjo histori do të shohim mundësinë për të riparo këtë kontrate. Penaliteti i taksapaguesve gjirokastrit është shumë i rëndë”, është shprehur Golemi.

Por emisioni “Stop” ka mësuar se as kreu i bashkisë nuk ka bërë asnjë lëvizje për të anuluar këtë kontratë që rëndon 325 mijë Lekë të rinj çdo muaj mbi taksapaguesit. Por ky treg nuk ka problem vetëm me çmimin e lartë të qirasë dhe jo blerjen e truallit, por edhe me shpronësimet që janë bërë për ndërtimin e godinës.

Tregu i ri ka zënë një pjesë të tokës së spitalit Rajonal të Gjirokastrë. Ky treg ka sjell dhe një problem me pronarin e pallatit që është ngjitur, pasi i është bllokuar hyrja. Po “Stop” ka mësuar se është ndryshuar disa herë dhe projekti për tregun.

Por sa do i kushtojë ky treg qytetarëve të Gjirokastër? Toka në vendin ku është ndërtuar tregu kushton nga 80 deri në 100 Euro për ta blerë, por bashkia ka zgjedhur që të paguajë privatin çdo muaj me 325 mijë Lekë të rinj.

Kjo çështje është dërguar dhe në Prokurorinë e  Gjirokastrës, pas denoncimeve nga pronarët e tokave që janë dëmtuar nga ndërtimi i tregut. Hetimet janë kryer nga prokurori Julian Çafka, por ky i fundit nuk ka vijuar me hetimet dhe e ka mbyllur çështjen. Por kjo çështje duhet të shkonte në SPAK, pasi hetimi kundër kryebashkiakëve kryhet nga prokuroria e posaçme./tvklan.al

Tags: "STOP"Gjirokastertregu industrialzamira rami

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Çfarë po ndodh me Kim Jong Un, lideri komunist bie ndjeshëm në peshë

Gjykata i kthen tokën Spitalit të Traumës, pas falsifikimit të dokumenteve

Zvicra shtang Francën, goli i Seferoviç vendimtar në pjesën e parë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com