Iva Aliko dhe Elda Shabani, e njohur ndryshe me emrin e artit si “Madonna shqiptare”, u përfshinë në përgjimet e “Zogut të Tiranës”. Të dyja janë prononcuar sot në emisionin “Shqipëria live”, ku kanë kanë treguar pse janë përfshirë në këtë dosje.
Përgjimet/ Madonna shqiptare: 50 eurot ishin për intervistat
Iva Aliko i ka dalë në mbrojtje Hermesit, ku thotë se ai është i shfrytëzuari nga kjo histori si dhe e ka konsideruar si mjaft naiv. E njohur si ish-e dashura e deputetit të Kosovës, ajo u shpreh se nga portalet është informuar për gjithçka. Iva zbuloi ndër të tjera se Hermesi nuk është një person që shpenzon. Madje ata lëviznin me makinën e saj.
“U zgjova në mëngjes dhe marr vesh nga portalet. Përjetova një shok, nuk e prisja. Në bazë të shkrimeve, kanë qenë të papranueshme. Zogun nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e njohin personalisht e njohin si person me humor, pak naiv, në kuptimin që i besonte gjithkujt.
Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuari. Ai rrinte me gjithkënd, e ndoshta prandaj. Me sa kam lexuar në dosje, ishte një vajzë që ishte pyetur nga prokuroria ditët e fundit, para se të çohej në qeli që kishte dëshmuar në disfavor të tij. Ndërkohë që ajo ishte në moshë shumë herë më e madhe se Zogu, dhe gjithë fajin ia kishte hedhur Zogut. Hermesi nuk është person që shpenzon. Edhe me makinë e merrja unë. Portalet kanë shkruar në mënyrën me skandaloze të mundur. Shoqëria e tij nuk më pëlqente, madje i kisha folur për këtë gjë. Nuk më pëlqenin për jetën që bënin”.
“Do t’i sekuestrojmë ‘Range Rover’-in”/ Babai i “Zogut”: Ai s’ka patentë