Sport

FIFA trondit Superligën/ I vë “drynin” merkatos së Flamurtarit dhe Luftëtarit


               Publikuar në : 19:23 - 13/01/20 M D

Probleme me regjistrimin e pagesave, detyrime të prapambetura dhe një mal me gjyqe në zyrat e “qeverisë” së futbollit botëror në Zyrih.

Raportohet se FIFA ka zbritur vetë në fushë, në një nga më problematiket që ajo ka nën vëzhgim: Kategorinë Superiore.

Flamurtari dhe Luftëtari kanë provuar dorën e rëndë të FIFA-s, që u ka bllokuar merkaton.

“Panorama Sport” raporton se vlonjatët janë ndëshkuar për tre sesionet e radhës të merkatos për shkak të mosregjistrimit të lojtarëve, ndërsa bluzinjtë këtë janar nuk mund të bëjnë asnjë transferim për shkak të çështjeve të hapura gjyqësore.

Praktikisht vuloset fati i dy klubeve, të përfshira në luftën për mbijetesë dhe që marrin goditjen e fundit përpara rifillimit të kampionatit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT