Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara, Cory Booker, ka njoftuar se do t’i japë fund fushatës pas rezultateve dëshpëruese nëpër sondazhe.
Senatori nga Nju Xhersi ka dështuar që të kualifikohet për debatin e ardhshëm mes demokratëve që do të mbahet në Ajoa të martën.
Kujtojmë se aktualisht 12 demokratë janë duke garuar për të fituar pozitën e Presidentit në Shtëpinë e Bardhë.
“Sot jam duke pezulluar fushatën time për President me të njëjtin frymë që e kam nisur”, ka pohuar ai në një video, teksa ka njoftuar për dhënien fund të fushatës.