Disa kalimtarë kanë transportuar për në spital një person, i cili është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore tek “Liqeni Artificial”. Personi në fjalë, rreth 53 vjeç, për fat të keq ka ndërruar jetë.
Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit, dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetësore, i cili është dërguar me autoambulancë në spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.
Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë, dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.