Babai i Hermes Nikajt, Mariglen Nikaj, është shprehur se të shoqen e kanë ndaluar dhe i kanë thënë se do t’i sekuestrojnë “Range Rover”-in. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Mariglen Nikaj apeloi që djali i tij të lirohet, dhe se ai nuk ka patentë e jo më një makinë. Lidhur me këto informacione që qarkullojnë prej ditësh në media, ai drejton gishtin tek personat përgjegjës, ku thotë se duhen penalizuar. Këtu Nikaj e nis me oficerin e policisë gjyqësore e të tjerët.
Babai i Hermes Nikajt: Unë s’i drejtohem dot njerëzve të mëdhenj, sepse gjykatat janë të pavarura. Por Hermesi nesër duhet të dalë nga burgu. Kot po mbahet.
Flori Gjini: Bashkëshortja juaj si është? Ka qenë në dijeni? Ka folur me ju?
Babai i Hermes Nikajt: Po normale, bashkë rrimë. Si mund të jetë. Kurrë s’mund të thuhet mirë. Aq e stresuar sa…Asaj shkuan dhe i thanë do të sekuestrojmë “Range Rover”-in. Këto janë budallallëqe më të mëdhaja. Ku ka djali im makinë, ai s’ka patentë. Ata njerëz që i kanë thënë këto, duhen penalizuar.
Duke filluar që nga oficeri i policisë gjyqësore, e deri tek të tjerët. Janë disa femra që janë përmendur, dhe asnjëra prej tyre nuk ka dalë të thotë publikisht se çfarë ka bërë. E të thotë ‘po unë kam qenë’. Emrat shkruhen por të dalin, cilat janë? Do Zoti të shohin edhe anën tjetër të medaljes.
Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor, dhe ndodhet në masë arresti me burg, për akuzat e ‘shfrytëzimit të prostitucionit’, por edhe të ‘shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës’.