Si çdo ditë, banorët e Astirit u mblodhën në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe anulimin e projektit të Unazës së Madhe. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i gjendur pranë banorëve, i ka kujtuar kryeministrit Rama pasurinë. Po kështu, ai ka lëshuar një lum akuzash ndaj Ramës, ndërsa nënvizoi se s’ka zgjedhje me të.
“Erdhe nga një shtëpi me qira dhe dole te shpia në Surrel, erdhe pa brekë dhe na dole me kollare që kushton 300 euro. Erdhe nga 2000 euro që na deklarove dhe sot na del pasanik.
Shqiptarët ta kanë kuptuar filmin, dhe nuk do të lejojnë ty ti menaxhosh zgjedhjet, don apo s’don ti, me hir a me pahir nuk do të ketë zgjedhje me ty në krye të qeverisë”, tha Balliu.