Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ironia e dy “Shqiponjave” të Lleshajt/Njëra shpallet heroinë, tjetra pezullohet se mbrojti pronën (foto)

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ironia e dy “Shqiponjave” të Lleshajt/Njëra shpallet heroinë, tjetra pezullohet se mbrojti pronën (foto)

Fati nuk u ka buzëqeshur dy efektiveve, Blerta Dervishi dhe Ina Nuka. Ina u përball me një rrugë të gjatë të problemeve shëndetësore, pas operacionit për rifitimin e gishtave të humbur në Turqi. E ndërsa Blerta Dervishi u përball me paradoksin e një pezullimi nga detyra, e më pas rikthim brenda 24 orëve.

Fotoja në fjalë e dy efektiveve të policisë Ina Nuka dhe Blerta Dervishi, po qarkullon në rrjetet sociale për të treguar dallimet në trajtim nga ana e institucioneve shtetërore ndaj dy kolegeve që i përkasin të njëjtit profesion.

Fati i ndryshëm i dy policeve

Efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, u plagos në një protestë e cila percepitoi në dhunë midis banorëve të “Astirit” dhe Policisë përpara Parlamentit. Ajo tashmë ka kryer të gjitha operacionet e nevojshme në Turqi, ku u dërgua për trajtim të specializuar mjekësor, pasi një kapsollë i dëmtoi dy gishta të njërës dorë.

Qeveria shpërblen policen Ina Nuka, shikoni çfarë ka firmosur Rama për efektiven

Ina Nuka, oficerja e policisë e cila u lëndua gjatë protestës së banorëve të Astirit, ku pas shpërthimit të një kapsolle në dorë ajo dëmtoi rëndë gishtat, do të marrë nga shteti 12 paga mujore, rreth 8 milionë lekë të vjetra, të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i shtetit. Vendimi erdhi pas kthimit të saj nga Turqia, aty ku dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale, për të rikuperuar gishtat.

V E N D I M I PLOTË:

PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE ZNJ. INA GAVROSH NUKA, INSPEKTOR, PUNONJËS POLICIE I PLAGOSUR NË KRYE TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare, në masën e 12 (dymbëdhjetë) pagave mujore, znj. Ina Gavrosh Nuka, inspektor, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, motorist, në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e plagosur në krye të detyrës për vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Efekti financiar, në vlerën 792 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Ina Nuka e cila u dëmtua në krye të detyrës, u dërgua menjëherë në Turqi dhe iu dha e gjithë mbështetja publikisht për shkak të respektit ndaj profesionit që ajo ushtronte. Ndërsa Blerta Dervishi, ndonëse ushtron të njëjtën detyrë, vetëm pse kërkoi të mbronte pronën e saj, u përball me një rezistencë të fortë nga ana e kolegëve policë, dhe me vërejtje e pezullim nga detyra për disa ditë prej institucionit të cilit i shërben.

“Më morën në telefon dje, dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar Përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën”, ka deklaruar efektivja Blerta Dervishi.

Blerta Dervishi ka qenë në krye rë rezistencës 6 orëshe të banorëve, të cilët kundërshtuan nxjerrjen me dhunë dhe pa vendim gjykate nga banesa ku jetojnë 14 frymë.

Ajo u mor zvarrë nga policët. Po kështu, ishin drejtuesit e policisë së Tiranës të cilët vendosën ta largonin Blertën nga puna si efektive pranë Repartit ‘Shqiponja’, me motivacionin se ka penguar kolegët në ushtrimin e detyrës.

Dy anët e medaljes

Për efektiven Dervishaj u urdhërua të pezullohet nga puna për shkak se mbrojti pronën e saj, ndërsa për Ina Nukën “u ngrit në këmbë” një shtet i tërë dhe u cilësua heroinë, pasi mbrojti qeverinë përballë protestave të qytetarëve.

TIRANA TODAY

 

 

 

Tags: blerta dervishiefektivëtina nuka

TË LIDHURA

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni
Aktualitet

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

09:42 | 11/07/2025
Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë
Aktualitet

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

09:39 | 11/07/2025
U lirua me kusht vetëm tre ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
Politikë

U lirua me kusht vetëm tre ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

09:37 | 11/07/2025
Next Post
Dron mbi oborrin e Kuvendit, ja mesazhi për qeverinë

Dron mbi oborrin e Kuvendit, ja mesazhi për qeverinë

Mbi 300 vajza për të zëvendësuar Kejvinën në “Xing” (foto)

Mbi 300 vajza për të zëvendësuar Kejvinën në “Xing” (foto)

Nesër mos harroni çadrat, reshje në të gjitha qarqet

Nesër mos harroni çadrat, reshje në të gjitha qarqet

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni
Aktualitet

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

by mirseda
09:42 | 11/07/2025
0

Pas kritikave të Edi Ramës, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i...

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

09:39 | 11/07/2025
U lirua me kusht vetëm tre ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

U lirua me kusht vetëm tre ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

09:37 | 11/07/2025
Merz: Berlini i gatshëm të blejë sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot për Ukrainën

Merz: Berlini i gatshëm të blejë sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot për Ukrainën

08:51 | 11/07/2025
Bushati: “Merreni ‘kufomën’ dhe bëjeni shembull” – Rama la Veliajn në burg, ai vendos edhe për zgjedhjet në Tiranë

Bushati: “Merreni ‘kufomën’ dhe bëjeni shembull” – Rama la Veliajn në burg, ai vendos edhe për zgjedhjet në Tiranë

08:36 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com