E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Iran/ Presidenti i sapozgjedhur Raisi nuk do ta takojë Joe Biden-in

Presidenti i zgjedhur i Iranit thotë se nuk është i gatshëm të takohet me Presidentin Joe Biden.

Ebrahim Raisi, kur u pyet mbi një takim me Biden, tha thjesht, “Jo”.

Konkurrenti i moderuar i Raisi në zgjedhjet e fundit, Abdolnasser Hemmati, tha se ai do të ishte i gatshëm të takonte Biden.

Ndërkohë, Raisi e quajti veten një “mbrojtës i të drejtave të njeriut” pasi u mor në pyetje drejtpërdrejt në lidhje me përfshirjen e tij në ekzekutimet masive të rreth 5,000 njerëzve në 1988-ën. Raisi ishte pjesë e të ashtuquajturit “komiteti i vdekjes” që dënoi njerëzit me vdekje në fund të luftës Iran-Irak të viteve 1980.

Raisi i bëri komentet të hënën në një konferencë shtypi me gazetarët, e para e tij pasi fitoi zgjedhjet e së premtes./AP

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...