E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Kryemadhi merr mandatin e Fierit, ‘djeg’ Kejdi Mehmetajn

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka pranuar mandatin e Fierit duke ‘djegur’ Kejdi Mehmetajn, e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat. Kryemadhi ka zgjedhur të mbajë mandatin e fituar në Qarkun Fier, duke lënë mandatin në Tiranë.

Në këtë formë i ka dhënë mundësinë nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili të futet në Kuvend, i cili ishte në listën e Tiranës. Me një llogaritje të thjeshtë, nëse Kryemadhi do zgjidhte mandatin nga kandidimi në Tiranë, Vasili do mbetej jashtë Kuvendit. Vendimi është bërë i ditur nga shkresa e depozituar e Kryemadhit për KQZ-në.

“I nderuar zoti Celibashi, Në përgjigje të kërkesës tuaj me nr. 8542, prot, datë 17.06.2021 dhe nr. 486 prot, datë 17.06.2021, ju bëj me dijeni se: Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, neni 67, pika 3, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Tuaj“, thuhet në shkresën zyrtare drejtuar KQZ-së.

LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër. Në Tiranë nga radhët e LSI marrin mandatin e deputetit Petrit Vasili dhe Erisa Xhixha, në Fier Monika Kryemadhi ndërsa në Shkodër Agron Çela.

Pakënaqësitë e bëra publike nga Mehmetaj: Në vend të Kryemadhit të vi Meta

Në një intervistë të dhënë në muajin maj, Mehmetaj tha se Meta duhet të vi në LSI, pasi është i vetmi që i ka dhënë fitore historike

Teksa ka qenë e ftuar emisionin “Breaking” në Top News, Kejdi Mehmetaj tha: “Ishte një vendim i pritshëm, KAS ka bërë sikur provat nuk ekzistojnë. Në LSI do të ketë një analizë për të rigjeneruar strukturat ku gabuam, në këtë moment po ndjekim proçesin në kolegjin zgjedhor. Te ne puna nuk është e ndërtuar drejt kryetarit të partisë, secili prej nesh duhet të diskutoj gabimet më vete. E ardhmja e LSI do të jetë e mirë, Meta duhet të vij në LSI, pasi të mbaroj mandatin pasi ka qenë ai që i ka dhënë një fitore historike me 19 mandate. Vendimi i lënies së mandateve na bëri të kemi këtë rezultat, dhe këto ishin pasojat e këtij gabimi. Mandatet e Fierit dhe Tiranës janë të znj. Kryemadhit dhe LSI, kjo është më e rëndësishme”, tha Mehmetaj.

Vasili me 362 vota futet në Kuvend

Petrit Vasili, me lëvizjen që bëri Monika Kryemadhi, i kanë mjaftuar 362 vota personale për të hyrë në Kuvend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...