pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanGrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetpornodinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Integrimi/Vuçiç gati të njohë Kosovën, Rama shantazhon BE-në me “Shqipërinë e Madhe”

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha

Nga Pavel Kandel “moderndiplomacy.com”/Ky vit shënon një dekadë, që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, dhe ky akt është tashmë një fakt kokëfortë. Vendi është njohur nga 106 anëtarë të OKB-së (sipas të dhënave serbe, dhe nga 114 vende sipas vetë Kosovës), duke përfshirë 23 anëtarë të BE-së (me përjashtim të Greqisë, Qipros, Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë), dhe të gjithë fqinjët e saj rajonalë, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilët refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës për shkak të pozitës së Republikës Srpska).

Statusi ndërkombëtar i Kosovës u forcua më tej nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së, e cila e njohu zyrtarisht pavarësinë e republikës më 22 korrik 2010.

Por shteti i ri, është përballur me të njëjtat probleme strukturore të shkaktuara nga zhvillimi socio-ekonomik dhe social-kulturor i territorit, sesa nga fakti se nuk ishte dikur një shtet i pavarur.

Struktura e vjetruar ekonomike e Kosovës, ka shkaktuar një papunësi masive, kryesisht në mesin e të rinjve, çka ushqen radikalizmin socio-politik, krimin ndërkombëtar, dhe rritjen e ekstremizmit islamik.

Zhdukja e imazhit të keq të Kosovës si një qendër transitore pan-evropiane e mafies për trafikun e drogës, qenieve njerëzore dhe kontrabandës së mallrave, do të kërkojë përpjekje të mëdha.

Kosova dhe Serbia

Serbia e ka njohur tashmë de fakto pavarësinë e Kosovës – nën Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiç, dhe Partinë Socialiste të Ivica Daçiç, që të dyja konsiderohen si parti nacionaliste dhe pro-ruse – në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve.

Beogradi ia transferoi Prishtinës administrimin e pjesës veriore të Kosovës, të banuar kryesisht nga serbët, në mënyrë që të mund të niste negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të gjithë serbëve të rikthyer në Kosovë, iu premtua krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Dialogu mes vetë serbëve për problemin e Kosovës, i ndërmarrë nga Presidenti Vuçiç dhe projekt-amendamentet e Kushtetutës së Serbisë (që aktualisht e përshkruajnë Kosovën si pjesë të Serbisë), kanë për qëllim shpërbërjen e pengesave të fundit ligjore për njohjen e Kosovës nga Beogradi.

Nuk pritet asnjë rezultat tjetër veç kësaj të fundit, duke pasur parasysh se anëtarësimi në BE është një prioritet i deklaruar i politikës së jashtme të Beogradit, dhe mbështetet si nga partitë në pushtet, ashtu edhe nga shumica e opozitës.

Për Brukselin, një traktat ligjor i detyrueshëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, është një kusht i detyrueshëm për pranimin e Serbisë në union.

Në një përpjekje për të nxitur më tej Vuçiçin për të përshpejtuar këtë proces, Bashkimi Evropian ka bërë me dije se Serbia mund të bëhet anëtare në vitin 2025, me kusht që Beogradi të përfundojë bisedimet e para-pranimit, dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, maksimumi deri më 2019-ën.

Vështirë se udhëheqja serbe, do të ketë vullnetin politik dhe aftësitë diplomatike të nevojshme, për t’i bërë ballë presionit të Brukselit dhe Uashingtonit.

Kosova dhe Shqipëria

Më 22 janar 2014, Kosova dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik.

Që atëherë, qeveritë e të dyja vendeve kanë mbajtur mbledhje të rregullta të përbashkëta. Palët, kanë shprehur synimin për të bashkuar misionet e tyre diplomatike në një numër vendesh, “për shkak të kostos ekonomike”.

Shqipëria u ka njohur të drejtën shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në jugun e Serbisë, për të aplikuar për punë pa pasur një leje pune.

Në prillin e vitit të shkuar, udhëheqësit shqiptarë u bënë sërish bashkë, për të shantazhuar drejtpërdrejti Brukselin dhe Uashingtonin: kryeministrat Hashim Thaçi, Edi Rama dhe nga kreu i shqiptarëve të Serbisë, Jonuz Musliu, u shprehën se nëse perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të jetë e dobët, atëherë nuk mund të përjashtohet mundësia që Shqipëria dhe Kosova, të bashkohen në një shtet mbarëshqiptar.

Rama shpjegoi se vendi i tij do të preferonte anëtarësimin në BE ndaj Shqipërisë së Madhe.

Megjithatë, ai dhe krerët e tjerë të Ballkanit kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se zvarritja e anëtarësimit në BE-së, kërcënon stabilitetin e rajonit.

Kjo taktikë ka rezultuar efektive në të kaluarën, dhe me siguri do të përdoret në të ardhmen, për të nxitur procesin e integrimit evropian.

Megjithëse politikanët shqiptarë e përdorin vazhdimisht në fushatat e tyre zgjedhore, idenë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm, dhe si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj padronëve të tyre perëndimorë, ata nuk kanë gjasa të guxojnë ta zbatojnë këtë skenar pa miratimin e SHBA dhe BE.

Është e qartë se Uashingtoni dhe Brukseli janë kundër kësaj ideje, sepse në një rast të tillë integriteti i Bosnje-Hercegovinës, do të ishte tepër i vështirë për t’u ruajtur.

Kosova dhe BE

Në një përpjekje për të ripërtërirë ndikimin e tij të dobët në rajon, Brukseli është detyruar të rishikojë strategjinë e saj, dhe ta shndërrojë në një prioritet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2020-2025.

Serbia dhe Mali i Zi, janë dy kandidatët kryesorë. Konkurrentët e tjera, që i shohin me xhelozi rivalet e tyre, do të përpiqen të dalin përpara në këtë garë.

Konkurrenca synon t’i bëjë ato më besnikë ndaj Brukselit, duke i mundësuar këtij të fundit të menaxhojë rajonin në mënyrë më efikase, dhe të forcojë stabilitetin rajonal.

Megjithatë, udhëheqësit lokalë e kanë kuptuar shumë mirë se kërcënimi me destabilitetin, është një kartë shumë efektive e ndikimit mbi BE-në.

Dhe kjo është një tjetër arsye, së përse Kosova do të mbetet një hallkë e dobët në aspektin e stabilitetit lokal.

Kosova, ka ende shumë për të bërë, në mënyrë që të pranohet në BE, dhe nuk ka asnjë bazë për të hamendësuar se kur do të ndodhë kjo.

Megjithatë, vendi mund të bëhet shumë më shpejt anëtar me të drejta të plota i OKB-së.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: begatiintegrimiKosovënnjohëramashantazhonShqipërinë e MadheVucic

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

23:03 | 17/07/2026
Aktualitet

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026
Aktualitet

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026
Next Post

Shqipëria e “pushtuar” nga shiu dhe bora/ Ja si do të jetë situata klimaterike në ditët në vijim

Zëdhënësi i presidentit: Ja detajet e 3 takimeve Meta-Bushati

Arrestohen shqiptarët në Itali, u bllokuan me 250 kg marijuanë







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

by mirseda
23:03 | 17/07/2026
0

Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke...

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026

”Ndjesa e një monstre”, Berisha për ministres serbe: Të shpallet ”non-grata”

22:38 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

22:02 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com