Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

INSTAT: Vetëm 4% e të rinjve 15-29 vjeç janë edhe në punë edhe në shkollë

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
INSTAT: Vetëm 4% e të rinjve 15-29 vjeç janë edhe në punë edhe në shkollë

Në të gjithë botën, por sidomos në Europë një përqindje e madhe e të rinjve në moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe studiojnë.

Por Shqipëria shquhet për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as punë dhe as në shkollë, dhe e ka mjaft të ulët peshën e të rinjve që angazhohen edhe me studime edhe në punë.

Të dhënat e INSTAT që i referohen Anketës së Forcës së punës tregojnë se, vetëm rreth 4% e të rinjve në grup moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe mësojnë.

Është Interesant fakti se përqindja më e madhe e të rinjve që punojnë po edhe që studion është në grup-moshën 15-19 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 5% e kësaj grup moshe frekuenton edhe shkollën edhe punën, shumica janë gjimnazistë dhe studentë.

Ndërsa në grup-moshën 20-24 vjeç punojnë vetëm 4% e tyre janë edhe në pune edhe në shkollë dhe kryesisht janë studente. Por në moshën me produktive për mësim dhe punë, gati më shumë se 30% e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në punë e as në shkollë.

Në grup-moshën 24-29 vjeç, pjesa dërrmuese janë vetëm në punë, rreth 76%, dhe vetëm 2% janë vetëm në shkollë.

Gjatë vitit 2021, shkalla e papunësisë arriti në 11,5% për popullsinë e grup-moshës 15 vjeç e lart, duke shënuar një ulje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat zyrtare më të detajuara tregojnë se në vitin 2021 Ishin të punësuar 1,176,381 persona të moshës 15-64 vjeç me një rënie 0.4% në krahasim me një vit më parë ose mbi 4200 më pak se, më 2020 ku pandemia pllakosi vendi dhe punësimi u godit më së shumti.

Rritja më e madhe e punësimit shihet të ketë ndodhur në mesin e pensionistëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se të punësuarit mbi 64 vjeç u rritën me 15.5% në raport me një vit më parë ose 9668 persona më shumë.

Në vitin 2021 numri i pensionisteve të punësuar arriti në 72,368 persona nga 62 mijë e 700 në vitin 2020.

Në të kundërt punësimi në moshat e reja ka pësuar rënie përkundër nevojave të tregut të punës që paraqesin mungesa të thella në disa sektorë.

Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1%. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0,6 pikë përqindje.

Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë gjatë vitit 2021 shënoi rritje te ndjeshme në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor

Tags: instatpuneshkolletë rinjtë

TË LIDHURA

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Aktualitet

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

15:14 | 29/09/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës
Aktualitet

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Opozita braktis sërish seancën plenare
Aktualitet

Opozita braktis sërish seancën plenare

15:05 | 29/09/2025
Next Post
Sulmi kibernetik, eksperti i IT: Nëse sistemi s’do ishte fikur, do kishte pasoja të mëdha

Sulmi kibernetik, eksperti i IT: Nëse sistemi s’do ishte fikur, do kishte pasoja të mëdha

Rama nga Brukseli: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë së besuari në rrugëtimin evropian

Rama nga Brukseli: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë së besuari në rrugëtimin evropian

Hapja e negociatave/Von der Leyen: Ky është suksesi juaj, si qeveri dhe i qytetarëve tuaj

Hapja e negociatave/Von der Leyen: Ky është suksesi juaj, si qeveri dhe i qytetarëve tuaj

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s
Bota

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

by mirseda
15:16 | 29/09/2025
0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë...

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

15:14 | 29/09/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Opozita braktis sërish seancën plenare

Opozita braktis sërish seancën plenare

15:05 | 29/09/2025
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

14:38 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com