Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

INSTAT publikon shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
INSTAT publikon shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

Që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri.

Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vitin 2018.

Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave.

Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit.

INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.

Si rrjedhojë, migracioni neto, dmth diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen, është negative. Nga viti 2016 ka një përkeqësim të treguesit të migracionit neto, që është rritur sërish, pasi numri i të ikurve mbetet i lartë dhe i të kthyerve ka rënë. (shih grafikun).

Që nga viti 2011, popullsia është reduktuar neto me 141 mijë persona, vetëm si rrjedhojë e emigracionit.

INSTAT i mbledh këto të dhëna përmes Anketës së Forcave tëPunës.

Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar të emigrojnë mund të jetë shumëmëi lartë. Psh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona (në 2015-n, INSTAT raporton 41 mijë emigrantë) . Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë.

Ndërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më,pa u regjistruar si azilantë, nuk dihet. INSTAT pritet të fillojë Censusin e popullsisë në 2020-n, i cili do të japë një ide më të qartë të popullsisë që ka mbetur në vend dhe asaj që ka emigruar. Sipas të dhënave të deritanishme, emigrantët e ikur në 8 vjet përbëjnë rreth 12% të popullsisë që deklarohet se jeton në vend.

Eurostat raportoi pak ditë më parë për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017.

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga trevendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2./ Monitor

Tags: 8 vitetEmigrimiinstatshqiptaret

TË LIDHURA

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Next Post
Gjyqtari i dosjes ‘Hakmarrja për Drejtësi’, konfirmohet në detyrë

Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi', konfirmohet në detyrë

Punonte si kuzhinier, si u arratisën shqiptari dhe siriani nga burgu grek

Punonte si kuzhinier, si u arratisën shqiptari dhe siriani nga burgu grek

A i fitoi Putin zgjedhjet e BE-së?

A i fitoi Putin zgjedhjet e BE-së?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com