E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

A i fitoi Putin zgjedhjet e BE-së?

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Nga Roman Dobrokhotov, “Al Jazeera”

Javën e kaluar, 28 vende të Bashkimit Europian mbajtën zgjedhjet parlamentare evropiane. Megjithëse parlamenti me 751 vende, nuk është organi më i lartë vendimmarrës në union, përbërja e tij mund të ndikojë ndjeshëm mbi politika të caktuara të brendshme.

Ashtu si në vitet e kaluara, këto zgjedhje dëshmuan se populizmi, është shndërruar në një forcë të frikshme në politikën evropiane. Partitë e ekstremit të djathtë dhe ato euroskeptike, patën rezultate të mira, me Tubimin Kombëtare të Marine Le Pen në Francë që mori më shumë vota (23 për qind) dhe Legan e Matteo Salvini, që doli e para në Itali me 34 për qind.

Ashtu si me zgjedhjet e ndryshme kombëtare të mbajtura vitet e fundit, ku populistët fituan, ose morën një numër të konsiderueshëm vendesh në parlament, këto zgjedhje ngritën sërish pikëpyetje rreth ndërhyrjes së Rusisë.

Në fakt, autoritetet ruse mbështetën në mënyrë aktive forcat populiste, dhe për këtë mjafton të shihnit  televizionin e Kremlinit “Russia Today”. Por sa efekt ka pasur ky ndikim dhe mbështetje? Ndaj kësaj pyetje ka 2 përgjigje popullore. Së pari Rusia përdor një numër instrumentesh për të manipuluar opinionin publik (nga hakerat, deri te propaganda mediatike, dhe financimi i drejtpërdrejtë i populistëve), të cilat janë provuar të jenë shumë efektive.

Së dyti, Rusia është duke u përpjekur shumë, por ndikimi i saj në terren është i vogël, dhe në vend të saj janë liderët evropianë, që po e nxisin populizmin përmes paaftësisë së tyre, për të zgjidhur problemet e njerëzve. Gjithsesi, ka disa aspekte të historisë së ndërhyrjes ruse që hetimet dhe studimet e ndryshme, i kanë provuar se janë të vërteta.

Disa politikanë evropianë, marrin para nga Rusia

Në një numër vendesh evropiane, parti të ndryshme (disa madje në pushtet), dhe aktorë politikë kanë pranuar se marrin në një mënyrë apo një tjetër mbështetje financiare nga Rusia. “Ibiza-gate”, skandali i madh politik që rrëzoi qeverinë austriake, është ilustrimi i fundit i këtij fakti. Dy gazeta gjermane bënë publike një video, që tregonte Heinz-Christian Strache, kreun e Partisë së Lirisë të ekstremit të djathtë (FPO), që ishte pjesë e koalicionit qeverisës në vend, t’i ofronte ndihmë një personi që përfaqësonte një oligark rus, për fitimin e disa tenderave në ndërtimin e rrugëve, duke kërkua në këmbim blerjen e një gazete të madhe austriake, për të mbështetur FPO në zgjedhje.

Hetimet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se Lega e Salvinit në Itali, një nga dy partitë e koalicionit qeveritar, ka pasur marrëdhënie financiare me Kremlinin. Presidenti çek Milosh Zeman, ka qenë gjithashtu subjekt i investigimeve mediatike, për lidhjet e tij të dyshimta me korporatat e ndryshme ruse.

Në Francë, është tashmë një fakt i mirënjohur që në vitin 2014, Le Pen mori hua në një bankë ruse të lidhur me Kremlinin, për të financuar fushatën e saj zgjedhore, të cilën ajo nuk e shleu kurrë, pasi banka falimentoi. Ndërkohë, ka një hetim në vazhdim për biznesmenin britanik Arron Banks, i cili dyshohet se ka marrë para nga rusët për financimin e fushatës Brexit.

Rusia manipulon BE-në në një shkallë të madhe

Rusia ka arritur të zhvillojë fushata dizinformuese në shkallë të gjerë në mediat sociale, me një kosto relativisht të ulët, si dhe i`a ka dalë të tërheqë vëmendjen e një numri të konsiderueshëm përdoruesish të mediave sociale në Evropë. Një studim i kohëve të fundit i organizatës jofitimprurëse Avaaz me qendër në SHBA, mbi rrjetet e dizinformimit në Facebook, përmban disa të dhëna interesante.

Lexo edhe :   Soreca: Shqipëria pranë BE, punoni për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Lexo edhe :   Dallga opozitare ende s’është shfaqur

Sipas raportit, “rrjetet e dezinformimit” të fshira tashmë nga Facebook, publikuan përmbajtje që ishin parë rreth 533 milionë herë, gjatë 3 muajve të fundit. Kjo do të thotë, që mesatarisht këto rrjete prodhuan përmbajtje që u pa gati 6 milionë herë në ditë”.

Ndërsa është e vështirë të thuhet, se çfarë ndikimi kanë pasur këto rrjete në mënyrën e votimit, duke pasur parasysh shkallën e tyre, është e vështirë të mos besohet që ato e kanë pasur një ndikim në kutinë e votimit. Në tërësi, rusët janë shumë më efektivë në përhapjen e dezinformatave, ideve populiste dhe teorive të konspiracionit në mediat sociale, sesa partitë evropiane të mbështetura nga Moska.

Evropianët e zakonshëm, hipin lehtësisht në “vagonin” e Rusisë

Gjatë muajve të fundit, së bashku me gazetarët Anna Saraste dhe Anne Sophie Schroeder, morëm pjesë në një studim të pavarur të fushatave të dezinformimit rus, përpara zgjedhjeve të BE. Një nga përfundimet e takimet ishte se autorët përgjegjës për përhapjen e dezinformimit, nuk janë vetëm politikanët evropianë dhe figurat publike me lidhje të ngushta me Rusinë (qoftë të biznesit, financiare apo edhe familjare), por edhe individë që thjesht kërkojnë vëmendjen e publikut.

Një pjesë e strategjisë së propagandës së Kremlinit, synon t’u japë një platformë teoricienëve të ndryshëm të komploteve, dhe mbështetësve të ideve të vogla. Kështu, njerëzit pa ndonjë status publik, apo njohuri të rëndësishme akademike, legjitimohen rregullisht dhe bëhen “ekspertë” duke u paraqitur në “Russia Today”, apo në faqet e sponsorizuara nga Rusia, si Sputnik, duke u ftuar në konferenca në Rusi, duke u bërë “vëzhgues” në zgjedhjet e Krimesë etj.

Në këmbim, këta “ekspertë të rremë”, sulmojnë me entuziazëm Brukselin dhe Uashingtonin dhe lavdërojnë Moskën, duke ndihmuar në përhapjen e propagandës së kësaj të fundit. Për t’ju kthyer pyetjes së shtruar në fillim: A i fitoi Putin zgjedhjet e BE? Në fakt jo.

Megjithëse populistët euroskeptikë, fituan një numër të konsiderueshëm votash, ata sërish nuk korrën fitoren që kishin shpresuar. Për shembull, partia e Le Pen humbi 1.5 për qind të votave, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, ndërsa FPO-ja në Austri humbi 2 për qind; Alternativa për Gjermaninë (AfD), doli më keq në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017; ndërsa Partia për Lirinë e Geert Wilders në Holandë, nuk fitoi këtë vit asnjë mandat.

Për këtë frenim të ringjalljes së populizmit, mund të ketë një numër shpjegimesh. Një prej tyre është aktivizimi i votuesve të moderuar, që në zgjedhjet e kaluara nuk morën pjesë në këtë proces. Këtë vit, ata i`u përgjigjën thirrjes publike të politikanëve dhe aktivistëve qytetarë për të frenuar të djathtën ekstreme, gjë që solli një pjesëmarrje shumë më të lartë (gati 51 për qind) në krahasim me zgjedhjet e mëparshme (42 për qind). Pra, ndërsa Le Pen dhe Salvini po pretendojnë “fitoren e popullit”, këto zgjedhje shënojnë ndoshta fillimin e fundit të valës populiste që ka kaluar nëpër Evropë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...