Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

INSTAT: Ekonomia drejt rimëkëmbjes, por papunësia po rritet

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
INSTAT: Ekonomia drejt rimëkëmbjes, por papunësia po rritet

Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare për tremujorin e parë të vitit u rrit në 11.9%.

Sipas Institutit të Statistikave, papunësia u rrit me 0.5 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë dhe 0.1 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e papunësisë tregon se ekonomia ende nuk e ka rimarrë veten plotësisht nga pasojat e pandemisë.

Niveli i papunësisë është njësoj sa në tremujorin e dytë të vitit 2020, kur vendi ishte në kulmin e kufizimeve, çka çoi në mbylljen e shumë bizneseve. Më pas, papunësia u ul në tremujorin e tretë dhe të katërt, me rihapjen e ekonomisë.

Ndërsa të dhënat e tjera në tremujorin e parë të këtij viti tregonin për një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë, kjo nuk po shoqërohet me përmirësimin e treguesve të punësimit, përkundrazi ai u përkeqësua në raport me fundin e 2020-s.

Rritje të ndjeshme shënoi papunësia tek të rinjtë, që është madje më e lartë sesa në periudhën e karantinës. Përkeqësimi është më i lartë te femrat e grupmoshës 15-29 vjeç, që arriti në 24.4%, me rritje 3.6 pikë përqindje në raport me tremujorin e dytë 2020 dhe në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë 2018.

Edhe te meshkujt e rinj, 15-29 vjeç, shkalla e papunësisë arriti në 22.5%, me një rritje prej 0.6 pikë përqindje nga periudha e karantinës.

Sipas INSTAT, shkalla  zyrtare  e  papunësisë  për  burrat është 11,7% dhe  për  gratë12,1%. Krahasuar  me  të  njëjtin tremujor të vitit 2020,shkalla e papunësisë për burrat është rritur me 0,7pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 0,2pikë përqindje

Shkalla e punësimit në ekonomi ka rënë në 59%, në rënie me 2.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë dhe 0.5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të 2020. Sipas të dhënave sektoriale të Instat, efektin kryesor në rënien e punësimit e ka dhënë bujqësia.

Në terma vjetorë, Instat vlerëson se punësimi ka rënë me 7.8 % në sektorin e bujqësisë, me 0,3 % në sektorin e shërbimeve, ndërkohë që është rritur me 1.5 % në sektorin e industrisë.

35 mijë të papunë në sektorin e bujqësisë në TI

Të dhënat e tjera administrative tregojnë se në tremujorin e parë 2021, në krahasim me fundin e 2020-s, dolën të papunë rreth 2500 persona në sektorin privat jo bujqësor, u rritën me rreth 1400 persona në shtet, ndërsa në sektorin e bujqësisë dolën 35 mijë persona të papunë, duke ndikuar në përkeqësimin e treguesit total të papunësisë. Bujqësia është  një nga punëdhënësit kryesorë në vend, me rreth 40% të totalit./Monitor

Tags: ekonomiinstatpapunësia

TË LIDHURA

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Berisha: Soros loboi për ’21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës

Paralajmëroi rikthimin në krye të PD, Berisha mesazh demokratëve (Foto)

Tentoi të vriste 23-vjeçarin, arrestohet i riu në Maliq (Video)

Tentoi të vriste 23-vjeçarin, arrestohet i riu në Maliq (Video)

SHBA heq sanksionet kundër disa shtetasve dhe kompanive iraniane

SHBA heq sanksionet kundër disa shtetasve dhe kompanive iraniane







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

by mirseda
18:35 | 12/02/2026
0

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Gjashtëmbëdhjetë lopë, katër...

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

17:17 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com