Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Informaliteti/ Denaj: Ja ku bëhen abuzimet më të mëdha

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Informaliteti/ Denaj: Ja ku bëhen abuzimet më të mëdha

Ministrja e Financave, Anila Denaj, dhe drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, vijojnë me inspektimet në terren në kuadër të aksionit kundër informalitetit.

Në një prononcim për mediat, ato zbardhën detaje nga aksioni, teksa kanë pohuar se abuzimet më të mëdha bëhen te produktet e akcizës, pijet alkoolike dhe karburantet.

“Jemi të fokusuar më shumë te produktet e akcizës, pijet alkoolike, si dhe po monitorohet cilësia e karburantit. Gjithashtu, është evidentuar ndërtimi si sektor me risk”, tha ministrja Denaj.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Tatimeve thekson se problemi kryesor është mos lëshimi i kuponave tatimor, teksa shton se aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin gusht.

“Janë konstatuar mbi 1 mijë shkelje për mosregjistrim të punonjësve, shkelje për moslëshim të kuponit tatimor. Ju bëjmë thirrje të gjithë subjekteve, që të gjithë do të inspektohen, ilegaliteti nuk do të lejohet më. Do vazhdojmë të jemi në terren jo vetëm në muajin gusht, por gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të gjitha subjektet të paguajnë detyrimet. Problematika kryesore është moslëshimi i kuponit tatimor. Subjektet duhet të paguajnë të gjitha detyrimet e tyre. Ne nuk do të lejojmë konkurrencën e padrejtë, do bëjmë të mundur që të gjithë të respektojnë rregullat e shtetit”, deklaroi Ibrahimaj.

Më tej, ministrja Denaj u shpreh se gjykatësit duhet të respektojnë ligjin dhe të mos flasin në favor të biznesit pa faktuar atë që thotë administrata tatimore.

“Kërkesa për lëshim të kuponit ka filluar të rritet. Subjektet jo vetëm që nuk fillojnë ta zbatojnë ligjin, por shkojnë më tej dhe kërcënojnë punonjësit, sidomos ata që kanë evidentuar shkelje. Në këto raste ne kemi lajmëruar policinë. Nëse pas heqjes së shiritit, subjekti vijon punën, ne jemi aty për të shtuar koston. Jemi shumë afër finalizimit dhe nxjerrjes brenda javës së parë të shtatorit të hapave të aksionit. Gjykatësit duhet të respektojnë ligjin dhe të mos flasin në favor të biznesit pa faktuar atë që thotë administrata tatimore, të mendojnë dy herë kur të shkelin ligjin. Pasi na ka ndodhur që ne e kemi ndëshkuar subjektin dhe gjykatësit kanë vendosur të kundërtën”, vijoi Denaj.

Ndërsa, drejtoresha e Tatimeve theksoi se aksioni i anti-informalitetit do të vijojë edhe në sektorë të tjerë.

“Po ndërmerren vizita fiskale te hidrokarburet, tatimet dhe ndërtimet. Do ju bëjmë me dije për të gjitha shkeljet që do konstatohen. Ilegaliteti nuk është vetëm në sektorin e shërbimeve, por edhe në sektorë të tjerë”, tha ajo.

Tags: aksionetAnila Denajanti informalitetiDelina Ibrahimaj

TË LIDHURA

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit
Aktualitet

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

17:55 | 25/11/2025
Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët
Politikë

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Next Post
Popullsia e Shqipërisë “në rënie të lirë”, bien lindjet dhe shtesa natyrore

Popullsia e Shqipërisë “në rënie të lirë”, bien lindjet dhe shtesa natyrore

Vrasja për balerinën në lokalin me muzikë live, si e tronditi Shkodrën 28-vjeçari

Vrasja për balerinën në lokalin me muzikë live, si e tronditi Shkodrën 28-vjeçari

Majlinda Bregu reagon për herë të parë pas lajmeve për martesën e së bijës

Majlinda Bregu reagon për herë të parë pas lajmeve për martesën e së bijës







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin
Bota

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

by mirseda
21:12 | 25/11/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një postim në rrjetin social se i ka udhëzuar këshilltarit të...

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

20:38 | 25/11/2025
Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

20:21 | 25/11/2025
Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

19:43 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com