E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Popullsia e Shqipërisë “në rënie të lirë”, bien lindjet dhe shtesa natyrore

Instat ka publikuar të dhenat demografike per tremujorin e dytë të këtij viti. Ecuria e treguesve demografikë vijon të jetë e trishtë. Edhe për ketë tremujor lindjet, si dhe shtesa natyrore e popullsisë kanë shenuar rënie në raport me një vit më parë.

Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6.362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 4.777, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.

Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 1.585 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 969 numrin e vdekjeve.

Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në katër qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 93 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.157 lindje, të cilat shënojnë rënie me 4,2 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje, duke patur një rënie prej 10,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarqet Shkodër me 17,7 % dhe Fier me 15,0 %. Qarqet, të cilët kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 6,3 %, Elbasani me 5,7 % dhe Korça me 4,8 %.

Lexo edhe :   13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

Vdekjet

Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 104 vdekje, me një rënie prej 23,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Lexo edhe :   13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorit të dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rënien më të madhe të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 23,0 % dhe Shkodrës me 16,3 %.

Qarku i Korçës nuk ka patur ndryshime krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, ndërsa qarqet të cilat kanë pësuar rritje të numrit të vdekjeve janë Berati me 16,5% dhe Tirana me 3,9 %./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...