E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Majlinda Bregu reagon për herë të parë pas lajmeve për martesën e së bijës

Vajza e Majlinda Bregut, Kejda përflitet prej kohësh tashmë se ndodhet në një lidhje me djalin e ish-guvernatorit Ardin Fullani, Erikun.

Fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.

Ndërkohë ditën e djeshme u përhap në media lajmi se Kejda i kishte dhënë fund beqarisë, pas fotos që ajo kishte postuar në Instagram ku dallohej një çift të sapomartuarish.

Mirëpo pas lajmeve që bënë bujë gjatë ditës së djeshme ka ardhur edhe reagimi i ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu përmes një fotoje të postuar në Instagram.

“Fakti që kandilët e detit kanë jetuar për 650 milion vjet, pavarësisht se nuk kanë tru, i jep shpresë shumë njerëzve”, shkruhet në foton e publikuar nga mamaja e Kejdës.

Kjo ka bërë që sot të përflitet se postimi i Majlindës ka lidhje me lajmet që qarkulluan për martesën e vajzës së saj, por megjithatë mund të jetë edhe thjeshtë një mesazh që ish-deputetja preferoi ta ndajë me ndjekësit e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...