Infektohet me koronavirus Ardi Veliu, ja kush e merr drejtimin e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, është infektuar me koronavirus. Nga të dhënat e para, raportohet se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Po të njëjtat burime shtojnë se ai aktualisht po merr mjekimet në shtëpi. Ardi Veliu ka shfaqur simptoma të lehtë të sëmundjes.

Në vend të Veliut, drejtimin e policisë e ka marrë zv. Drejtori Albert Dervishi. Ky i fundit do të kujdeset përkohësisht për strukturën e policisë, derisa Ardi Veliu të shërohet.

Situata me pandeminë është mjaft e rëndë në vendin tonë, ndërsa shifrat po njohin vetëm rritje.