E premte, 3 Dhjetor, 2021
14.5 C
Tirana

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan.

Prokuroria e Tiranës tha se vdekja ishte aksidentale, e shkaktuar nga traumat e forta të pësuara në kokë. Por dëshmitarët e parë në vendngjarje, folën për një person të dytë në makinë me viktimën.

Kqyrja e kamerave të sigurisë në tunel, zbuloi një makinë me ngjyrë të errët që ndiqte atë të Olldashit, pak minuta para ngjarjes tragjike.

Gjithsesi për prokurorinë, ajo dosje është e mbyllur. Olldashi u ndje i vjedhur nga Basha dhe Berisha, në garën për kreun e PD në verën e vitit 2013.

Ai po përgatitej për një lëvizje, që me gjasë do ta përçante sërish PD. Gazetari Arben Rozhani, pretendon në një libër se Sokol Olldashi është vrarë.

Shumë rrethana të dyshimta, e bëjnë vdekjen e Olldashit të ngjashme me atë të Kosta Trebickës, që denoncoi dikur aferën korruptive të Gërdecit.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...