Koronavirusi ka prekur edhe Gjykatën e Posaçme në Tiranë. Drejtuesi i saj Sandër Simoni ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Raportohet se pas daljes së rezultatit të tamponit, menjëherë janë pezulluar seancat gjyqësore të regjistruara në emër të tij.
Gjithashtu bëhet e ditur se ai ka zhvilluar disa seanca përgjatë ditëve të fundit.
Dy ditë më parë, u mbyllën Gjykata e Apelit në Durrës dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë, pasi rezultuan pozitivë dy gjyqtarë dhe një punonjës.