E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona.

Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn shprehet i shqetësuar shumë për gjendjen:

“Këtu shohim se për shkak të kthimit të atyre që kanë qenë me pushime, por edhe për shkak të party të llojeve të ndryshme dhe festimeve familjare në gjithë vendin, ka pasur shpërthime të infektimeve në shumë rajone”, deklaroi Spahn për Deutschlandfunk.

Sistemi shëndetësor i Gjermanisë ende nuk ka probleme të përballet me shifrat më të reja të infektimeve, por duhet të jemi “shumë, shumë të kujdesshëm”, tha ai.

Spahn apeloi edhe njëherë tek qytetarët që të mbajnë rregullat higjienike, të përdorin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën në çdo rast.

“Atje ku përdoret alkooli në party, gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt”, theksoi Spahn, i cili paralajmëron se në rastet e tilla përhapja e virusit mund të jetë edhe më e shpejtë se zakonisht, për shkak të atmosferës dhe humbjes së kontrollit.

Në Düsseldorf në fillim të shtator është parashikuar të mbahet një koncert me 13.000 persona, i pari këtij lloji në Gjermani, prej shpërthimit të pandemisë.

1226 infektime për një ditë

Më parë Instituti Robert Koch ka kumtuar se brenda një dite janë regjistruar 1226 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Një shifër më të lartë për herë të fundit kemi pasur me 9 maj, kur ka pasur 1251 raste të infektimeve të reja.

Pika kulmore e rasteve është shënuar në prill, kur brenda ditës regjistroheshin deri në 6000 raste pozitive të COVID-19. Shifrat kanë rënë prej atëherë në mënyrë konstante. Por prej fillimit të kthimit të pushuesve nga vendet e tjera në fund të korrikut, numri i të infektuarve po rritet rishtas. Presidenti i IRK, Lothar Wieler thotë se shkaku kryesor i rritjeve të rasteve është mosrespektimi i rregullave.

Ndryshe nga koha e shpërthimit të infektimeve në thertoren Tönnies para më shumë se një muaji, tani kemi të bëjmë me një shtim të numrit të infektimeve në mbarë vendin. Shifrat po shtohen në gjithë Gjermaninë dhe është e pamundur që të kontrollohen të gjitha rastet.

Ekspertët kanë frikë se ky zhvillim nuk mund të futet nën kontroll vetëm me disa masa kufizuese.

Në NRW hapen shkollat

Në mbarë vendin me shumë vëmendje po shikohet hapja e shkollave në landin Renania Veriore-Vestfalia (NRW), që është landi me numrin më të madh të banorëve në Gjermnai – 18 milionë banorë.

Për rreth 2,5 milionë nxënësit e këtij landi, që mësimet do t’i ndjekin në 5500 shkolla, është futur obligimi i mbajtjes së maskave në shkolla dhe në mësim. Nga ky obligim janë përjashtuar vetëm nxënësit e shkollave fillore. Ata nuk janë të obliguar të mbajnë maska në mësim, por duhet të mbajnë maska në korridore dhe në oborr të shkollës. Në këtë land do të shihet shumë shpejt nëse ky koncept vërtet mund të funksionojë.

Prej shpërthimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 218.519 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur gjashtë persona. Ndërsa numri i të vdekurve në Gjermani ka arritur ndërkohë shifrën prej 9207 persona. Shefi i Institutit Robert Koch, Wieler thotë se deri të hënën janë regjistruar si të shëruar rreth 198.800 të infektuar.
RKI pohon se shifrat duhet të merren me rezervë sepse prej lajmërimit deri tek përpunimi i shifrave kalon një kohë e caktuar, ndaj shifrat edhe mund të dallojnë në realitet. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Masivi shkëmbor bie brenda lokalit në Vlorë, një i plagosur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente në vend, dhe një prej rasteve është shënuar në Vlorë. Në Kaninë ka pasur rrëshqitje gurësh të...