E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Mbi 150 futbollistë të infektuar, por në Brazil nis sezoni i ri

Kaos total dhe pandemi që nuk ka “frena” e megjithatë sezoni i ri i futbollit sapo ka nisur!

Ndodh në Brazil, në ligën e parë të futbollit, atje ku pavarësisht shifrave shqetësuese të infektimit me Covid-19, kampionati zhvilloi javën e parë fundjavën që lamë pas.

Në epiqendrën më të madhe të koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara, situata kritike me pandeminë është reflektuar edhe në futboll atje vetëm në muajin e fundit janë riregjistruar mbi 150 raste pozitive futbollistësh me koronavirus.

Numrat flasin për një situatë jashtë kontrolli duke qenë se shifra e të prekurve kalon 350 persona nëse përfshihen edhe anëtarët e stafeve, shkruan “A2”.

Megjithëse kampionati ka nisur disa takime u shtynë, të tilla si ajo mes Goias dhe Sao Paulos pasi ekipi vendas kishte 10 raste pozitive në skuadër dhe nuk kishte mjaftueshëm futbollistë për të zbritur në fushë.

Situata më e rëndë është tek klubi i Corinthias, me plot 23 futbollistë të infektuar. Goias dhe Botafogo me 22 dhe 18 persona të prekur respektivisht.

Vazhdimësia e kampionatit në këto kushte duket e pamundur. Federata Braziliane e futbollit nuk ka ndërmend të mbyllë sezonin e sapo nisur por ka njoftuar ndryshime në protokollin sanitar dhe shtim të numrit të testimeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...